Flash News

KRYESORE

Vijon drama në Itali, 812 viktima në 24 orë. Mbi 100 mijë të infektuar nga koronavirusi

Italia vijon të shënojë shifra të larat sa i përket numrit të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 812 viktima, duke e çuar numrin total të atyre që kanë humbur jetën në 11 590 persona.

Gjithashtu, personat e shëruar nga koronavirusi vijojnë të shtohen, ndonëse jo në raport shumë të lart me vdekjet. Aktualisht në Itali janë shëruar 14 620 pacientë që nga fillimi i pandemisë. Rajoni i Lombardisë vijon të ketë rekordin e viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi.

Deri më tani kanë humbur jetën 6818 pacientë të infektuar nga virusi, ndërsa në total 42 161 persona janë infektuar në këtë rajon. Aktualisht Italia ka shënuar në total 101 739 persona të infektuar që prej nisjes së pandemisë.

Ndërkohë, momentalisht të konfirmuar pozitiv me virusin janë mbi 75 mijë persona. Ndër ta, rreth 27 795 persona janë në spitale duke u kruuar, ku të paktën 3981 pacientë janë në kurim intensive. Ndërkohë pjesa tjetër, rreth 44 mijë persona janë duke u kuruar në shtëpi.

Të fundit