Flash News

KRYESORE

Vijon kaosi në Kapshticë, policia bllokon emigrantët: S’na lënë të shkojmë as në banjo, turp të dalim ferrave

Vijon kaosi në Kapshticë, policia bllokon emigrantët: S’na

Situata në Pikën Kufitare të Kapshticës vijon të jetë problematike edhe ditën e sotme, teksa pala greke ka ndërprerë punën si pasojë e plotësimit të kuotës ditore prej 300 personash.

Mbi 50 qytetarë shqiptarë janë bllokuar nga postblloku i policisë, teksa shprehen se kanë që në orët e para të mëngjesit që presin në rradhë.

Më tej ata shprehen se nuk kanë as banjo ku të kryejnë nevojat personale.

“Jemi shumë keq këtu. Nuk ka as banjë. Kemi gra e fëmijë nuk kanë ku të kryejnë nevojat personale. Të na lejojnë të shkojmë pranë doganës të presim atje dhe kështu mbajmë edhe radhën. Është turp po futemi ferrave për të kryer nevojat tona personale. Shteti të reagojë po na bllokojnë kot këtu”, u shpreh një prej emigrantëve.

Një tjetër qytetar tha se është në pritje që prej orës 4 të mëngjesit dhe nuk mundi të kalonte, pasi u plotësua kuota prej 300 personash.

Shqetësimi i tij ishte pasi ditën e nesërme i mbaronte afati i vlefshmërisë së tamponit dhe nëse nuk kalon do të duhet ta ribëjë sërish.

“Po pres që në orën 4 të mëngjesit. Nuk e dimë ca do bëhet. Nesër në orën 10 më mbaron tamponi. Mos të themi që i ka fajet vetëm shteti grek, por edhe shteti jonë. Të mos bëjë 1000 tamponë, por të bëjë 300 që njerëzit të mos vijnë vërdallë”, u shpreh një qytetar tjetër.

Ndërkohë qytetarët që janë në pritje për të kaluar për në Greqi thonë se askush nuk i ka informuar.

Të fundit