Flash News

KRYESORE

Vijon paqëndrueshmëria politike në Rumani; Presidenti i kërkon dorëheqjen kryeministres

Vijon paqëndrueshmëria politike në Rumani; Presidenti i

Presidenti rumun, Klaus Iohannis deklaroi sot se nuk besonte më te kryeministrja Viorica Dancila dhe se kjo e fundit nuk mund të mbante më postin e shefes së qeverisë.

Në këtë kontekst, shefi i shtetit i kërkoi publikisht Dancilas që të jepte dorëhejqjen.

”Dancila nuk mund ta mbajë më postin e kryeministres, pasi në këtë mënyrë ajo po e shndërron qeverinë në një dobësi për Rumaninë. Kjo është arsyeja që unë po kërkoj publikisht dorëheqjen e Dancilas nga posti i kryeministres së Rumanisë”, deklaroi presidenti rumun, Klaus Iohannis.

Në rast se Dancilas dorëhiqet nga detyra, ajo do të jetë kryeministrja e katërt e Rumanisë që largohet brenda një viti. Që prej janarit të 2017-ës, në Rumani janë dorëhequr tre kryeministra dhe listës pritet t’i bashkohet edhe Viorica Dancila.

Të fundit