Flash News

KRYESORE

Vijon përballja e Shqipërisë me Beketi-n, kompania italiane i kërkon Gjiknurit të paguajë miliona euro për Kalivaçin

“Hydro s.r.l” me aksioner biznesmenin Françesko Beketi-n reagon pas dënimit me vendim përfundimtar nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Paris, që t’i paguajë 7 milionë euro Shqipërisë si dëmshpërblim për hidrocentralin të Kalivaçit.

Vendimi i marrë në datën 7 shtator përmbyll kështu sagën e një konflikti disavjeçar mes biznesmenit italian Francesco Becchetti dhe qeverisë shqiptare për koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Përmes një letre dërguar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, kompania italiane thotë se u dha vendim i pjesshëm, pa  shqyrtuar provat e depozitura lidhur me shpronësimin e konçensionit, sepse ato u dorëzuan më vonë, si dhe i kërkon Shqipërisë të paguajë menjëherë vlerën e punës së bërë në Kalivaç. Siç theksohet në letër, Shqipëria ka marrë vendin e Kalivaçit dhe ia ka dorëzuar atë një kontraktori të ri. Si rezultat, Shqipëria ka marrë përsipër përfitimet e punëve të kryera tashmë në Projekte është 80 milion euro. Natyrisht, çdo shumë e paguar nga Shqipëria do të zbritej nga shumat e kërkuara nga Hydro në arbitrimin në pritje midis palëve të njëjta”

Koncesioni për ndërtimin e hidrocentalit me fuqi 100 megavat u dha që në vitin 1998 në qeveria e atëhershme tek kompania e zotëruar nga biznesmeni italian.

Në tetor të vitit 2014, kompania e zotëruar nga Becchetti e paditi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar zgjidhjen e koncesionit të Kalivaçit dhe 137.3 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare, me pretendimin e ishte shteti shqiptar ai që e kishte penguar ndërtimin e hidrocentralit.

Pas katër vitesh përplasje gjyqësore, në janar të këtij viti arbitrazhi i Parisit vendosi ta rrëzojë padinë e Becchetti ndaj Shqipërisë, duke lajmëruar se vendimi për kompensimin financiar do të merrej më vonë.

 

Të fundit