Flash News

KRYESORE

Vijon puna për rindërtimin, Rama: Sot punohet në 33 kantiere shkollash dhe një në lagjen e re në Fushë- Krujë

Vijon puna për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama bën me dije se aktualisht po punohet në 33 kantiere shkollash dhe në lagjen e re në Fushë- Krujë.

Ndërkaq, sipas Ramës “javën e ardhshme dhe gjatë korrikut do të hapen kantiere të reja si dhe do të fillojë nisja e ndërtimit të banesave individuale”.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Programi i Rindërtimit – SOT PUNOHET NË 33 KANTIERE SHKOLLASH TË REJA NË ZONAT E PREKURA NGA TËRMETI DHE NË KANTIERIN E PARË TË LAGJEVE TË REJA TË BANIMIT (Fushë-Krujë), KU PO NDËRTOHET INFRASTRUKTURA NËNTOKËSORË😊

Javën e ardhshme e gjatë gjithë korrikut do të vijojë hapja e kantiereve të reja dhe do të nisë pak nga pak edhe ndërtimi i banesave individuale👍

#ShqipëriaqëDuam

Të fundit