Flash News

KRYESORE

Vijon rokada nga qeveria “Rama 1” në “Rama 2”, radha e drejtorëve të spitaleve dhe Shëndetit Publik

Vijon rokada nga qeveria “Rama 1” në  “Rama 2”,

Kryeminstri Rama vijon rokadën e shkarkimeve masive, ku pas largimit të drejtorëve të Hipotekave, këtë herë e kanë radhën drejtorët e spitaleve dhe të Shëndetit Publik. Kritikat e kreut të qeverisë ndaj drejtorëve të spitaleve janë forkusuar tek keqmenaxhimi i tyre, duke harruar që deri dje thurte lavde për ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja dhe pasueses së tij Ogerta Manastirliu.

 “Cfarë përfshinë reforma e sistemit të shëndetësisë.

1) Ristrukturim tërësor i organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik. 2) Largim i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë. 3)Fuqizim i mbështetjes financiare për specialistët që angazhohen jashtë Tiranës. 3) Nisja e procesit për jetësimin e Autonomisë Spitalore. 5) Struktura dhe mekanizma të reja shërbimi përmes partneritetit publik – privat”, këto janë disa nga pikat e propozimeve të të kryeminstrit për bërjen realitet të reformës shëndetësore.

Të fundit