Flash News

KRYESORE

Vijon të jetë aktiv prej ditësh zjarri në Patos, terreni i vështirë pamundëson shuarjen e flakëve

Vijon të jetë aktiv prej ditësh zjarri në Patos, terreni i

Shuarja e flakëve në pyllin me pisha në Drenies të Patosit është bërë e pamundur si pasojë e terrenit tepër të thepisur, ndërkohë që zjarri vijon të jetë aktiv prej ditësh.

Forcat zjarrfikëse të Patosit ndodhen afër zonës, por e kanë të pamundur të ndërhyrjën për shkak të terrenit, teksa sipas shefit të MZSH Patos, Alket Halimi po punohet në kushte tepër të vështira.

Madje ai e cilëson situatën si teper të rëndë, teksa tymi rrezikon edhe asfiksimin e zjarrfikësve, te cilët janë të angazhuar të gjithë në terren prej disa ditësh tashme.

Raportohet se zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe është përhapur edhe ne zonën e Mallakastrës.

Një ditë më parë në ndihmë për fikjen e zjarrin ndërhynë edhe helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes, por  flakët vijojnë të përparojë edhe në drejtim të zonës së Lofkendit në Mallakastër dhe në pyllin me pisha të Vloshit. Deri më tani është djegur një sipërfaqe me më shumë se 100 hektarë pishë e butë.

Ndërkohë Halimi ka bërë thirrje qe zjarrvënësit të ndalin dorën pasi po djegin mushkritë e natyrës “Ndaleni dorën o njerëz çfarë po bëni? Po digjni mushkritë e natyrës. Ndaleni dorën o barbarë aty vetsakrifikohen zjarrëfikësit. Mendoni çfarë po bëni ne jemi vëllezërit tuaj. Zoti martë hak tek ju”, ka shkruar Halimi në një postim në rrjetet sociale.

Të fundit