Flash News

KRYESORE

Viktima e atentatit në Tiranë, djali i një aktori të njohur, sapo ishte kthyer nga Spanja

41-vjeçari Devi Kasmi u eliminua në një atentat të stilit mafioz mbrëmjen e kësaj të hëne me 5 plumba. 4 nga të cilët e kanë prekur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas asaj që shkruan Panorama viktima njihet si person me precedente penalë dhe se në momentin që u ekzekutua, ne brez kishte dy pistoleta. Të njëjtat burime cilësojnë se ai nuk kishte shumë ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi jetonte në Spanjë. 41-vjeçari u qëllua nga një person që mbante në kokë një skafandër sapo kishte dalë nga shtëpia. Ai është djali i aktorit Bilbil Kasmi. Një ndër filmat që ka luajtur është “Intendenti”, prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1980 me metrazh të shkurtër, si dhe “Çeta e vogël”.

Të fundit