Flash News

KRYESORE

“Viktima” e parë e kategorisë superiore, tranjeri Stavri Nica largohet nga Laçi

“Viktima” e parë e kategorisë superiore,  tranjeri Stavri

Ndërrimi i tranjerëve në kampionatin shqiptar është sëmundje e vjetër. Pa filluar mirë kampionati drjetuesit kërkojnë apo largojnë tranjerët për shkak të rezultateve të dobta të ekipit. Kështu mësohet se Stavri Nica nuk do të jetë më trajner i Laçit. Tekniku durrsak bëhet i pari i këtij sezoni në Kategorinë Superiore që largohet nga drejtimi i skuadrës.

Pas ndeshjes së javës së tretë të humbur në transfertë 3-0 përballë Kukësit, ai njoftoi se do të rishikonte pozicionin e tij në krye të kurbinasve dhe tashmë ka marrë vendimin përfundimtar duke u dorëhequr.

Nga dita e sotme, Laçi do të drejtohet nga trajneri i ri, vlonjati Gentian Mezani. Ish-trajneri i Flamurtarit do të drejtojë skuadrën në stërvitjen e sotme për t’u përgatitur për ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Sopotit.

Të fundit