Flash News

KRYESORE

Viktimat nga tërmeti, Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje

Ka nisur me një minutë heshtje seanca e sotme parlamentare.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar nga deputetët në seancë që në nisje që të nderohen viktimat që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 humbën jetën 51 persona, mes tyre edhe fëmijë të mitur, si dhe qindra të tjerë u plagosën.

Durrësi dhe Thumana ishin zonat më të prekura, ndërsa dëme të mëdha materiale janë shënuar edhe në Tiranë, Lezhë, Kurbin etj.

Të fundit