Flash News

KRYESORE

Viktimat nga zjarret në Greqi, Tsipras shpall tri ditë zi kombëtare

Të paktën 60 persona, mes të cilëve edhe edhe 6 shqiptarë, humbën jetën pas zjarreve që shpërthyen në Atikën Lindore.

Ndërkohë, kryeministri grek Alexis Tsipras ka shpallur tri ditë zi kombëtare për viktimat numri i të cilëve mund edhe të rritet, pasi deri më tani ka janë raportuar mbi 170 të plagosur.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkojnë forcat për të bërë më të mirën dhe tha se të gjithë duhet të jenë vazhdimisht vigjilentë, të bashkuar dhe të bëjnë përpjekje për të përballuar  këtë situatë.

Tsipras falenderoi të gjithë njerëzit  dhe vullnetarët të cilët dhanë ndihmën e tyre, veçanërisht zjarrfikësit që kanë shpëtuar shumë jetë duke vënë në rrezik frymën e tyre.

Të gjitha viktimat janë gjetur në zonën mes Rafinas dhe Nea Makri, sidomos në Mati dhe Kokkino Limanaki.

Të fundit