Flash News

KRYESORE

“Vila satëme, idiot, kërriç”, Mustafa Nano flet pas debatit me ish-ministrin e PD: Shpërthimet janë në natyrën time

“Vila satëme, idiot, kërriç”, Mustafa Nano flet pas

Të enjten e kaluar, në emisionin “Opinion”, u trajtua çështja “Xhafaj” dhe ‘votëbesimi’ që ky i fundit mori nga kryeministri Rama.

Gjatë emisionit, pati një sërë deklaratash të forta, por debati që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte debati mes analistit Mustafa Nano dhe ish-ministrit të drejtësisë Gazmend Bardhi, ku analisti nuk i kurseu fjalët jo-etike ndaj Bardhit.

Nano e cilësoi Bardhin “kërriç”, “Idiot” etj., ndërsa dje gjatë emisionit analisti Nano sqaro arsyen e këtij shpërthimi.

“Ato janë brenda natyrës time. Nuk është se jam krenar për këto shpërthime mirëpo u ndodha përballë një shpifje edhe shpërtheva. Mirëpo njerëzit po më marrin si njeri që kam reaguar mbi bazën e emocioneve politike. Unë thjesht reagova ndaj një shpifjeje, prandaj po e bëj këtë saktësim. Një person që mendon ndryshe nga unë dhe e kam përballë, mund të thojë ça të dojë dhe unë merrem vetëm me fjalët që thotë ai, që nxjerr nga goja dhe nuk më intereson fare biografia e tij. Kështu që ky ishte një saktësim që doja të bëja për veten”, u shpreh Mustafa Nano.

Të fundit