Flash News

KRYESORE

Vini re/ Numrat për të koordinuar ndihmën për të prekurit nga tërmeti

Ndërsa janë me qindra e mijëra qytetarët nga Kosova, Shqipëria apo diaspora që duan të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti, në orët e fundit janë raportuar për abuzime.

Mediat raportojnë se persona të caktuar, kanë përfituar nga situata dhe moskoordinimi dhe kanë marrë ndihmat të cilat i shesin vetë.

Një gjest i ulët, mjaft i shëmtuar, që duhet t’i bëjë të turpërohen, por që ka bërë që shumë persona të stepen të ndihmojnë.

Për të shmangur abuzimet, autoritetet shtetërore kanë publikuar numrat ku të gjithë personat e interesuar duhet që të telefonojnë, në mënyrë që shmangin të tilla rate dhe që ndihma e tyre të mund të shërbejë në mënyrën më të dobishme të mundshme.

Të fundit