Flash News

KRYESORE

Vinte nga Moska me 250 mijë euro, ndalohet në Rinas shtetasi izraelit

Vinte nga Moska me 250 mijë euro, ndalohet në Rinas shtetasi izraelit

Policia kufitare ka njoftuar se ka ndaluar një shtetas izraelit me iniciale E.R., 49-vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu sekuestruan 250 mijë euro.

Gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën e Rinasit, shtetasit E. R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjet sasia valute në kartemonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës e Rinasit.

Sipas policisë, materialet do t'i kalojnë Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane për veprime të metejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Të fundit