Flash News

KRYESORE

Viola Spiro: Kam pasur oferta për spektakle të tjera, por sporti më duket më jetëgjatë

Viola Spiro: Kam pasur oferta për spektakle të tjera, por sporti

Moderatorja e programit të sportit “Europa League”, Viola Spiro, është shprehur se nuk preferon të dalë jashtë kornizës së sportit.

Në një intervistë për “Who”, Viola ka thënë se ka pasur oferta për edhe për spektakle të tjera, por pasioni për sportin ka bërë që ajo të merret me këtë fushë për 4 vite e gjysmë.

“Nuk kam dashur vetë edhe pse ofertat për spektakle nuk më kanë munguar. I vetmi spektakël që kam pranuar të jem pjesë si konkurrente ka qenë “Dance with Me”. Sporti është pasion, madje të flasësh për të është më e vështirë se ke përgjegjësi, edhe aq më tepër për femrat që paragjykohen. Nuk e di më janë bërë 4 vjet e gjysmë apo jo që merrem me sport, kryesisht me futboll dhe më duket më serioz dhe jetëgjatë, ndërkohë që spektaklet janë ulje-ngritje”, është shprehur Viola.

Të fundit