Flash News

KRYESORE

Virgjil Kule emërohet ambasador i Shqipërisë në Suedi

Virgjil Kule emërohet ambasador i Shqipërisë në Suedi

Virgjil Kule, ish-gazetar i RTSH-së është emëruar ambassador i Shqipërisë në Suedi, raporton News 24.

Kule më herët ka drejtuar televizione private dhe një studio komplekse multimediale. Po ashtu, ai ka përgatitur emisione dhe dokumentarë televizivë gjatë gjithë karrierës së tij.

Zëri i tij si tregimtar është i pranishëm në disa qindra dokumentarë video. Ai ka njohur shumë kultura të botës nëpërmjet punës disavjeçare si regjisor dokumentarësh, misionar i organizatës ndërkombëtare humanitare "Mjekët pa kufij" (seksioni holandez). Një seri videosh me tema humanitare i ka realizuar në Rusi, Ukrainë, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore. Ai ka kontribuar si konsulent mediatik në fushën e hartimit të strategjive të komunikimit dhe realizimit të fushatave ndërgjegjësuese për programe të ndryshme zhvillimi. Kule zotëron disa gjuhë të huaja dhe ka përkthyer në shqip vepra letrare.

Të fundit