Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Virion Graçi: Kam pasur dy libreza antarësimi në Bibliotekë; tjetra, e një shoku që merrej me sport
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Autoritetin zhanrit apo një autori ia jep cilësia artistike e tekstit, pavarësisht zhanrit. Le ta nisim nga zhanri më i hershëm dhe më i riu njëkohësisht, poezia…. ka libra me poezi ose kryevepra letrare në vargje të cilët nuk mund të eklipsohen nga gjinitë mbizotëruese të tregut letrar sot. Gjithësesi mendoj se romani i mirë, romani i arrirë arrin të jetë strehë e kategorive kryesore estetike, mund të jetë sintezë e poezisë, dramës, tregimit, filozofisë dhe kryesisht ndaj tij orientohem për lexime. E kërkoj romanin sipas emrit të autorit; kur autori më ngjall kureshtje, kur është i pranuar, i njohur e i sprovuar ndërkombëtarisht, doemos do të jem i lumtur të nis t’i lexoj disa nga librat e tij. Sigurisht, i rikthehem leximit a rileximit të poezisë si për të ruajtur të dlirë shpirtin tim, shijen e mirë dhe kërshërinë naive ndaj fenomeneve pashpjegueshmërisht të bukura. Po ashtu pres me endje për t’i lexuar dhe librat e të njohurve të mi.
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
I kam lexuar. Ata janë një pjesë e leximeve të mia, pasi, që nga fëmijëria kam bërë pjesë në atë që më parë e quajta trafik leximesh, marrje/shpërndarje librash. Mjaft libra i kam lexuar më shumë se një herë, fjala është për libra të formimit shkencor, libra nga filozofia, historia të cilët nuk janë për mua të kujtueshëm me të gjitha hollësitë e rëndësishme, sikurse, përkundrazi më ndodh me librat artistikë.
-Libri i parë që keni lexuar…
Libri i parë që kam lexuar ka qenë ndonjë libër me figura e me pak rreshta shpegues poshtë pamjeve. Duhet të ketë ndodhur kur kam qenë nga fundi i klasës së parë. Kur erdha në jetë kam qenë analfabet, si krejt fëmijët jo gjenialë të moshës zero deri në gjashtë vjeç. Diku ka dhënë shpirt ai libër i parë, i grisur nga shkarravinat me laps të miat ose të ndonjë bashkëmoshatarit tim.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Nuk kam kursyer sepse nuk kam pasur pare xhepi… Nga lekët që kishin lënë prindërit për blerjet ushqimore, bleva me ngut një Atlas gjeografie dhe një fletore pune për lëndën Dituri natyre. Nuk i kisha lexuar ende librat që kisha në shtëpi, dhe… bleva librin e fletoren ku jepeshin pa ngjyra kontinentet, shtetet, tregoheshin pikat e horizontit dhe mënyra e orientimit në mes të pyllit a të detit kur nuk ke busull. Kish dhe prerje vertikale të rruzullit tokësor, nga retë gri, qielli i kaltër, e gjelbara e tokës deri në zemrën e përflakur të planetit.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Kur isha nxënës e student librat i ndaja me ata që nuk kishin nerva të dëgjonin ritregimet e mia të stërzgjatura, të mërzitëshme në lidhje me atë që porsa kisha përfunduar së lexuari. Për të më hequr qafe, me sa kuptoj unë tani, shokët e shoqet më thoshnin t’ju sillja të nesërmen librin për të cilin po llomotisja e t’i lija të qetë në punët e tyre. Vazhdoj të bëj shkëmbime e rekomandime librash por sot ju rekomandoj miqëve librat që më lënë gojëkyçur, pa fjalë, mbërthyer në një heshtje të trishtë. Dhe anasjelltas, kur dikush ma sjell ose ma përmend një libër, nuk e pyes aspak për atë botë të panjohur të cilën mund të ma thotë vetëm leximi i tij.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Dikur, adoleshent kam pasur dy libreza antarësimi, njërën në emrin tim, tjetrën në emrin e një shoku i cili merrej me sporte dhe tërhiqte libra për kërkesat e nevojat e mia. Dhe student kam qenë anëtar i bibliotekave të Tiranës, Shkencores dhe Kombëtares.
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Leximi në sallë më ka irrituar e më irriton ende. E kam pranuar dhe e pranoj kur s’kam pasur mundësi të dytë. Lexuesit e tjerë në sallë, disa për shkak të moshës së shtyrë, disa për shkak të moshës tepër të re më kanë tërhequr e ngacmuar fort kureshtjen si libra-kryevepra të palexuara ende, të palexueshëm, madje.
-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Vëllait tim i kam marrë Mit’hat Frashërin, Branko Merxhanin, Vangjel Koçën meqë i kish blerë e lexuar para meje. Libra nga biblioteka e të tjerëve nuk mbaj për t’i pasur të përvetësuar. I kthej, madje, nxitoj më tepër se zakonisht t’i lexoj për t’i kthyer sa më shpejt atje ku e kanë vendin. E blej vetë më pas nëse një libër vlen të jetë si pasuri e imja.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Librat që kam pasur më për zemër deri në moshën 18 vjeç pothuajse më kanë humbur të gjithë. Mungojnë si sende, si material fizik në raftet e drurit, por ajo që kanë pasur si frymë, si botë, si histori, si bukuri estetike ka vendin më të privilegjuar e më të qëndrueshëm në vetëdijen time.
-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni disa tituj dhe si i siguronit?
Kam lexuar libra që gjykoheshin të parakohshëm për moshën time, por dhe libra të ndaluar nga shteti. Stendalin, Shoun, Dostojevskin, Drajzerin… kanë dashur të m’i heqin nga duart të afërmit e mi meqë isha fare fëmijë. Kur isha student kam lexuar autorë të ndaluar si Ernesto Sabato, Franc Kafka, A. Kamy, G. Gras të cilët na i siguronin me huazim shokët që kishin mundësi t’i gjenin. Natyrisht gjetja ishte krejt spontane, zbulimet rastësore dhe dhënësi i parë i librit mbahej pak a shumë sekret si për ta mbrojtur. Por, ishte fundi i viteve ’80 dhe akujt kulturorë kishin filluar të shkrinin, të paktën në qarkullimin informal të librave ishte mbyllur njëri sy.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
Për shkak të një date a ngjarjeje të shënuar në jetën e dikujt, nuk u kam dhuruar libra të rriturve por fëmijëve, djalit tim dhe nipit. Si rit midis të rriturve më duket se ju shkon për shtat atyre që nuk e kanë organikisht në natyrë e në shpirt librin. T’ju japësh si dhuratë libra atyre që jetojnë me letërsinë dhe me librin artistik është si t’ju japësh eskimezëve freskore. Pa shkaqe kalendarike më ka ndodhur të blej për ta dhuruar ndonjë libër të cilin e zgjedh vetë. Ndonjë miku tepër të mirë, mund t’i dhuroj nga biblioteka vetjake ndonjë nga librat e mi tepër të pëlqyer. Librat që më jepen i çmoj si ndjeshmëri e shprehje respekti ndaj meje, nuk më shkon ndërmend të vlerësoj zgjedhjen që paska bërë dhuruesi. Fisnikëria e veprimit është e patejkalueshme.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Në tavolinë lexohet normalisht kur je në shtëpi, në zyrë ose në kafene. Më shumë lexoj mbështetur pak në shpatull në shtrat, lexime përpara se të më kapë gjumi, por në fakt të mbajnë zgjuar e zgjasin e zgjasin..
-A lexoni në banjë?
Absolutisht, jo! Në banjë lë ndonjë libër që më ka mësymur gabimisht.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Frëngjisht, anglisht.
-Mbani shënime kur lexoni?
Në margjina, mund të heq një vijë vertikale pranë një paragrafi që më duket veçanërisht kulmor ose problemor, por shënime të tjera nuk bëj. Kur dua të shkruaj për një libër të caktuar, për saktësi të citimit e rihap librin në tavolinë. Për leximet nga letërsia artistike them se diçka që nuk ngelet vetvetiu në kujtesën time të mirë, nuk ia vlen ta shpëtosh nga harrimi me copëza të verdha letrash.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Tregim i mirë, poezia, romani, librat e formimit intelektual janë njësoj të dashur, të rëndësishëm.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Të rekomandosh libra është abuzim me shijen dhe lirinë e tjetrit. Por kur njihesh mirë më dikë, di interesat e tij kulturore mund t’i përmendësh ndonjë zbulim letrar nga bota e madhe, ia përmend një autor pak ose aspak të njohur për të ose një libër të ri të cilin ti vetë e çmon. Guximi im tani shkon deri te të përmendurit si shkaras te tjetri të asaj ndodhie letrare, leximore që mua më ka ngazëllyer ose goditur kohët e fundit.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
JO, fatmirësisht! Kryelibër do të quaja atë vepër që të nxit etjen e pashërueshme për të njohur e lexuar libra që kanë lindur para tij dhe libra më të rinj se ai në moshë. Një libër Total është i padëshirueshëmpër mua pasi është vrasës i letërsisë së vërtetë, vrasës i mijëra personazheve të shquar letrarë.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
“Don Kishoti” ; “Dervishi dhe Vdekja” ; “Festa e Cjapit”
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Libri i bukur na jep mundësinë të jetojmë jetë të tjera, të pasura e të mrekullueshme pa harxhuar kot asnjë sekondë nga jeta jonë.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
“… erdhi ora të vdes përsëri…” (nga Frederik Rreshpja)
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Zhylien Soreli dhe… Zhyljen Soreli
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Autografët e autorëve janë të ngjashëm në atë çfarë duan të shprehin, prandaj s’po veçoj padrejtësisht asnjërin. Po kujtoj autografë dhuruesish… I pari, më i çmuari është në një libër me poezi të zgjedhura të Nazim Hikmet, të cilin ma dërgoi në Tiranë dhuratë për ditlindje babai im. Ka shënuar datën, shkakun, dmth ditlindjen time dhe pronësinë…pra, që ky libër do të ishte i imi. Kam dhe një autograf mbi një përmbledhje me tregime të zgjedhura të E. Koliqit të botuar në v.’94, (Hanë gjaku). Porsa e bleu në ditën e promovimit një mik e kolegu im ma dhuroi me shënimin: “Virionit, duke i uruar suksese në krijimtari.” Ishte diçka e papritur, prekëse dhe e paharrueshme për mua
Çfarë po lexoni?
Po rilexoj John Dos Passos, 'Manhattan transfer'.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38