Flash News

KRYESORE

Virozat gjatë pushimeve në bregdet, disa mënyra për t’i shmangur

Virozat gjatë pushimeve në bregdet, disa mënyra për

Gjatë pushimeve në zonat bregdetare, rreziku i helmimit nga ushqimi rritet për shkak të temperaturave të favorshme për shumimin e mikrobeve dhe viruseve. Përveç kësaj, uji i detit mund ta bëjë më të lehtë transmetimin e këtyre viruseve dhe mikrobeve nga një person në tjetrin.

Këto janë disa masa që mund të merrni në mënyrë që asgjë mos t’jua prishi pushimet.

Merrni me vete:

-Probiotikë për fëmijë, dhe jepjani gjatë ditëve të pushimit, një kokërr me vaktin e drekës.

-Vaj rigoni, jepjani vetëm nëse kanë shfaqur simptomat si përzierje, diarre dhe dhimbje barku, 1 pikë në 1 gotë uji të madhe, 2 herë në ditë

Bëni kujdes:

-Me ujin që pini dhe ujin me të cilin gatuhet aty ku ushqeheni

-Mos konsumoni sallata të freskëta, preferojini të ziera, kërkoni gjithmonë pak qepë të njomë ose të thatë dhe konsumojeni të gjallë me perimet e ziera

-Preferoni makaronat me domate të freskët, patatet, perimet e gatuara dhe djathin kaçkavall

Nëse jeni prekur nga viroza:

-Evitoni alkoolin

-Pini çaj rigoni ose nenexhiku

-Pini ujë

-Pushoni

Të fundit