Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dushan Janjiç/ Kossev
Sipas përllogaritjes së kohës dhe gjërave nga Brukseli ka filluar tashmë “rinovimi i dialogut“. Ky proces është zhvilluar në dy hapa:
I pari, hapi virtual është bërë me 12 korrik ose nëpërmjet „zoom diplomacisë“, dhe, hapi i dytë ishte takimi “ballë për ballë, me 16 korrik 2020. Me këtë rast u shtruan çështjet e personave të humbur, kthimi i të larguarve dhe disa tema nga fusha e ekonomisë.
Fillimi i “rinovimit të dialogut” dëshmon për forcën tërheqëse të botës virtuale. Në këtë botë fantazia mund të bëjë gjithçka. Në botën reale gjërat ndërlikohen aq shumë saqë politikanët dhe mediatorët i’a lënë punët në dorë “diplomacisë së ekspertëve”.
Në botën virtuale, punët dukeshin sikur të mos kishte patur fare ndërprerje të bashkëpunimit në tregtinë e jashtme për një vit e gjysmën si dhe sikur të ishin përmbushur të gjithë kushtet për rinovimin e dialogut, kushte që i ka vendosur Grupi i Kuintit dhe Komisionit Europian. Në botën reale kemi vetëm heqjen e taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina dhe vendimin e qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit. Natyrisht, nuk ka as heqje dorë nga pala tjetër nga aktivitetet e deligjitimimit të pavarësisë së Kosovës së shpallur dhe të njohur nga shumë shtete të botës. Në botën reale, këto fakte është e lehtë t’i konstatosh. Në atë virtuale, në botën e pandemisë, këto fakte lihen mënjanë me shpresën se virusi nuk ekziston.
Pra, sikurse ka shkrur Blerim Shala: “Nuk ke ç’ti thuash: Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë tani takohen, bisedojnë, mund të propozojnë zgjidhje konkrete për disa probleme konkrete dhe kështu më radhë, e kështu me radhë... Deri në pafundësi... Deri në fundin e botës. Osë sëpaku, deri në fund të pandemisë së koronës”.
Personalisht mendoj se ky “fillim” është kohëshkurtër dhe se shumë shpejt do të shkohet në po atë qorrsokak për të cilin kam pas shkruar edhe unë para disa vitesh.
Natyrisht “koha nuk është në anën tonë (në anën e atyre që janë për marrëveshje)”. Për më tepër, koha është përherë e papërshtatshme. Ka të drejtë Shala kur vlerëson se atmosfera politike në Kosovë, edhe në Serbi, është më e keqe, më e ndërlikuar, më e vështirë sesa në vjeshtën e vitit 2018, kur nisi gjithçka. Për më tepër, rrethanat e përgjithshme, qoftë ekonomike dhe të sigurisë, do të jenë akoma më të vështira në vitet që kemi përpara.
Ngarkesën e çështjeve të pazgjidhura të së kaluarës e rëndojnë akoma më shumë edhe ballafaqimi me sfidat e jetesës dhe reformave në Serbi dhe në Kosovë, në rrethanat e krizës së thellë që është duke ardhur. Do të ishte lehtësim i madh që këto çështje të zgjidheshin, në vëllimin që është i mundshëm.
Një prej mësimeve mbi përdorimin dhe anët e këqija të vënies së afateve, siç janë afatet e tanishme Lajçak-Borel, thotë: Ka rëndësi të mos humbet kohë dhe të fillohet nga puna sa më shpejt të jetë e mundur. Por, nëse janë përmbushur kushtet e nevojshme. Puna është se nuk janë krijuar kushtet, sepse Komisioni Europian nuk është i përgatitur si duhet dhe se “ndërhyrjes së Trampit” po i vjen fundi.
Për atë se çfarë do të bëhet me 4 shtator do të shohim kur t’i vijë koha. Megjithëse disa gjëra janë që tani të dukshme: Grenelli është më efikas sesa Lajçaku në caktimin dhe mbajtjen e takimeve. Duhet se Grenelli e ka gjetur formulën e tillë që i ashtuquajturi simulim ekspertësh të reduktohet në minimumin e domosdoshëm.
Gjithashtu, arranzhimet që ka përgatitur Grenelli mund të frymëzojnë Komisionin Europian për t’u përballur me mospërmbushjen e detyrimeve të ndërmarra nëpërmjet dialogut të Brukselit. Vlen të shpresohet se Komisioni Europian në kryesimin gjerman të BE-së do të ndihmojë që të mbizotërojnë kufizimet e qëndrimit të tanishëm për mospërmbushjen e atyre për të cilat është rënë dakord.
Do të ishte e dobishme që të përpunohej mekanizmi i grumbullimit të parave për mbështetjen e normalizimit të marrdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe që shpërndarja e këtyre parave të lidhet me përparimin e dialogut dhe përmbushjen e detyrimeve. Tani është e qartë se SHBA-të do të hyjnë edhe në fushën e mbështetjes financiare të projekteve me rëndësi për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe nxitjen e bashkëpunimit brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor. Meqenëse BE-ja dhe Berlini kanë bërë shumë për këtë qëllim, do të duhej të vendosej mekanizmi i komunikimit me SHBA-të, përfshirë edhe rolin aktiv në dialog.
Propozimet e paraqitura më parë i përgjigjen vetëm pjesërisht “pyetjes prej një milionë dollarësh” që Shala e ka formuluar në këtë mënyrë”: “Si mund të zhvillohet tani dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, si mund të arrihet deri te marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve (me epilog të qartë) dhe kur do të mund të nënëshkruhej kjo marrëveshje”.
“Rinovimi jo bindës i dialogut” vërteton propozimin e Shalës: “Me të gjitha forcat përpara” pas pushimeve të gushtit në Bruksel dhe 4 shtatorit të Uashingtonit, duhet kthyer te detyrimet dhe të faktet. Një prej fakteve është që të zhvillohet dialogu për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësinë e BE-së, mbi bazën e një Rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ka dhe do të ketë shumë rrugë paralele, shumë përrenj dhe rrëké por që të gjithë duhet të derdhen në lumin që del nga burimi (periudha e konfliktit dhe e luftës) drejt qëllimit: Zhvillimi i dy shoqërive europiane, në paqe. Për këtë, me 6 gusht të vitit 2020, Metju Palmeri deklaroi: “Jemi të përqendruar në procesin që udhëheq BE-ja i cili duhet të shpjerë në marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës”.
Krahas maturisë së Palmerit drejt “vënies përfundimtare të kapakut mbi konfliktin” duhet marrë në konsideratë edhe zgjidhja optimale me të cilën të gjithë palët (palët në dialog dhe aktorët e përzier në proces) të jenë të kënaqur. Eksperienca thotë: Zgjidhje ideale nuk ka dhe nuk do të ketë. Për këtë është e rekomandueshme që palët në dialog dhe opinioni publik të mendojnë mbi atë që është e mundshme dhe e cila shpesh quhet “kompromis” me të cilin askush nuk është i kënaqur deri në fund. Për këtë duhen mbajtur parasysh faktet si më poshtë:
Së pari, Serbia dhe Kosova nuk munden të vetme dhe me masa të njëanshme ta zgjidhin krizën e tanishme. Kosova nuk mund të dalë nga kjo krizë e shpërblyer dhe me njohje të plotë të shtetit të saj nga ana e Serbisë. Kërkesa për “njohje të ndërsjelltë dhe të qëndrueshme” do të duhet të presë ndonjëfarë kohe të re, ose më mirë të themi, rrethana të tjera ekonomike, politike dhe të sigurisë. Serbia nuk mund të sigurojë përparim ekonomik dhe siguri të bashkësisë serbe në Kosovë dhe të mos bashkëpunojë me pushtetin në Kosovë. Në vend të këmbënguljes së njëanshme me synimet e saj maksimale, duhet t’u përmbahet rregullave të të drejtave të barabarta dhe jo unitetit. Në këtë punë nuk ka vend për politika reciprociteti sepse ato, më së shpeshti, shpien në konflikte të reja dhe më të thella.
Së dyti, është i nevojshëm një kreativitet më i lartë nga ai që është shfaqur deri tani sepse dialogu i rinovuar duhet të sjellë përgjigje për një sërë çështjesh të cilat, deri tani, nuk janë diskutuar (përshembull, përgjigja e kërkesave të ndërsjellta dhe demarkacioni) dhe të mundësohet vënia në funksionim e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.
Në zhvillimin e këtij kreativiteti duhet ndjekur rregulli: Nëse nuk ka një përgjigje të caktuar ndaj një çështje se kur Kosova do të njihet si antare me të drejta të plota të bashkësisë ndërkombëtare dhe kur Serbia do ta njohë, rruga paqesore, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës nuk janë pa rëndësi. Sepse nuk duhet harruar roli i “lojtarëve të mëdhenj” (BE, SHA, Rusia dhe Kina). Për këtë, duhet çliruar nga iluzioni se një ditë ka për të ardhur ndonjë zgjidhje magjike, se Trampi apo kushdo shtetar tjetër botëror ka për ta rregulluar më mirë jetën e Serbisë dhe Kosovës dhe raportet mes tyre sesa mund ta bëjnë këtë udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës, të tillë siç janë.
Eksperienca na mëson: “Mjerë ai të cilit gjeometri i huaj i mat shtëpinë”.
*Dushan Janiç është Kryetar i Forumit serb për marrëdhënie etnike.
**Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38