Flash News

KRYESORE

Virusi vdekjeprurës prek 17 persona në Europë, mes tyre dhe 2 në Kosovë

Virusi vdekjeprurës prek 17 persona në Europë, mes tyre dhe 2

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë me dije se në laboratorët e tyre sot është dalluar prania e virusit të Nilit Perëndimor tek dy pacientë në Klinikën Infektive të QKUK.

Ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë prej fillimit të korrikut në nivel qendror dhe periferik janë në gjendje gatishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes, raporton Gazeta Express.

Virusi i Nilit Perëndimor përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri, por duhet përcjellë situatën epizootologjike te kafshët me aksent të veçantë te kuajt dhe duhet shikuar mundësinë e hulumtimit aktiv të rasteve gjatë muajve të verës dhe vjeshtës.

Deri tani 17 persona kanë vdekur si pasojë e virusit të Nilit perëndimor në gjithë Evropën brenda një jave, e në Kosovë një person i moshuar me sëmundje kronike të cilit ia ka rënduar gjendjen virusi i Nilit Perëndimor.

Të fundit