Flash News

KRYESORE

Visar Ymeri nxiton të dorëhiqet si kryetar i Vetëvendosjes, zgjedhjet zhvillohen pas një muaji

Visar Ymeri është dorëhequr nga posti i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Vendimi është marrë sot dhe Ymeri ka deklaruar se dorëheqja është e parevokueshme.

“Ka patur shpërfillje ndaj pozitës time”, u shpreh Ymeri, pa specifikuar nëse kjo ka të bëjë vetëm me disa deputetë apo lidhet edhe me ish-kryetarin Albin Kurti.

Gjithashtu, ish-kryetari Albin Kurti ka bërë publike kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, që priten të organizohen në muajin shkurt.

Aksionet e fundit politike kanë ndikuar një klimë përçarje brenda ‘VV’-së, e cila është edhe partia më e madhe opozitare.

Të fundit