Flash News

KRYESORE

Vishni edhe ju një xhaketë lëkure si Barack Obama në finalen e NBA-së

Vishni edhe ju një xhaketë lëkure si Barack Obama në finalen
Megjithëse nuk është më president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veprimtaritë e Barack Obamës ndiqen me shumë interes, sidomos nga populli amerikan. Tashmë që nuk ka më "kostumin zyrtar", ish-presidenti argëtohet më shumë dhe është akoma më sportiv sesa e njihnim në postin e lartë. Gjatë një vizite në Janar në Warriors, Obama i premtoi kampionëve të NBA-së se do të ishte në një nga ndeshjet e tyre nëse do arrinin në finale. Dhe ai e mbajti premtimin. Ish-presidenti amerikan është parë të ënjtën e kaluar në finalen e ndeshjes së NBA-së. I veshur me një xhaketë lëkur, të shkëlqyeshme dhe material të mprehtë, Obama dukej shumë stil me lëkurën në ngjyrë të zezë.  Ky stil të kujton filmat hollivudianë të viteve `70  dhe i përshtate shumë humorit post-presidencial të Obamës. Për të gjithë meshkujt që dëshirojnë të jenë stil dhe komod, jo gjithmonë kostumi dhe kollarja e veshjet serioze ju bëjnë të dukeni "chic". Guxoni dhe ju si Obama.

Të fundit