Flash News

KRYESORE

Visho Ajazi ka patur detyrë një vjeçare në shërbimin e jashtëm, por a mjafton për të qenë Ambasador në NATO?

Visho Ajazi ka patur detyrë një vjeçare në shërbimin

Nëse i hedhim një sy nenit 27 të këtij ligji shihet se kriteret për tu përzgjedhur në krye të misionit diplomatik nuk janë të lehta. Fillimisht kërkohet që kreu i misionit diplomatik përzgjidhet ndërmjet diplomatëve të karrierës me gradë të lartë, jo më pak se këshilltar, gjë që në rastin e Likës nuk mund të thuhet.

Por ligji lë hapësirë edhe për kritere të tjera ku kryesorja është se kreu i misionit diplomatik duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë në fushën e politikës së jashtme, marrëdhënieve ndërkombëtare, marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare ose të së drejtës ndërkombëtare, ndër të cilat tre vjet në pozicione drejtuese, shkruan Mapo.

Nëse do t’i referohemi biografisë së punësimit të Visho Ajazi Likës, (të paktën asaj cv-je e publikuar në media) të dhënat për ish-Kreun e SHISH në fushën e politikës së jashtme janë modeste.

E vetmja marrëdhënie e Visho Ajazi Likës me ministrinë e Jashtme është maj 1993 – gusht 1994 në detyrën e sekretarit të parë në ambasadën shqiptare në Raid, Arabi Saudite. Në muajin shtator të vitit 1994 e deri në korrik të vitit 1997 Lika ka qënë drejtor i Shërbimit të Jashtëm në SHISH. Pas kësaj periudhë e deri në vitin 2010 Visho Ajazi Lika ka një cv të pasur në fushën e IT-së.

Në nenin 27 të ligjit thuhet gjithashtu se kandidaturat për kreun e misionit diplomatik shqyrtohen nga një komision i posaçëm, i cili i propozon Ministrit të Punëve të Jashtme kandidaturën më të përshtatshme. Komisioni i posaçëm emërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe përbëhet nga pesë anëtarë. Ai drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në përbërje të tij janë dy diplomatë të karrierës me gradën më të lartë dhe dy ekspertë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, proçedurë e cila duket se nuk ka ndodhur për rastin “Lika”, sa kohë që propozimi ka ardhur direkt dhe në mënyrë të papritur nga kryeministri Edi Rama.

Të fundit