Flash News

KRYESORE

Vit i ri shkollor në kushte pandemie; Qeveria merr vendimin: Rifillojmë në shtator, s'ka më mësime on-line

Vit i ri shkollor në kushte pandemie; Qeveria merr vendimin:

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka lajmëruar se shkollat do të hapen në shtator. Përmes një komunikate të përbashkët me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Shahini sqaron se mësimi do të fillojë normalisht dhe se në shkollat me shumë nxënës do të procedohet përmes turneve.

Vendimi i nërmarrë nga qeveria pavarësisht perjudhës së pandemisë, ka ardhur pas një  sondazhi të zhvilluar mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve, rezultatet e të cilit treguan se  87% e tyre dëshironin kthimin në shkolla dhe vetëm 13% ishin për vijimin e mësimit on-line.

Megjithatë, rikthimi në shkolla do të bëhet nën një protokoll të rreptë sigurie. Ministrja Shahini tha se do të merren masa për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

“Ne kemi bërë një pilotim të shkollave. Ne mund te ruajmë shëndetin, duke i hapur shkollat me kujdes. Gjermania dhe Zvicra i hapën shkollat pa bërë shumë ndryshime. Ne duam të hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat, por duke i kombinuar me mësime që zhvillohen në kushte shtëpie”, tha Shahini.

Ndërkaq, Manasterliu ka theksuar se siguria në shkolla është primare dhe se ISHP ka marrë masa duke përgatitur protokollet e sigurisë.

Të fundit