Flash News

KRYESORE

Viti i mbrapshtë i Ariana Grandes duket dhe në pemën e saj të Krishtlindjeve

Viti 2018 ka qenë për Ariana Granden po aq i bukur sa edhe i trishtë. Ngjarje të njëpasnjëshme kanë hidhëruar shumë jetën e saj edhe pse në karrierë gjërat po i shkojnë shumë mirë.

Karriera e saj muzikore po i ecën shumë dhe për momentin është një nga këngëtaret "on top" në të gjitha listat botërore, si dhe u shpall dhe gruaja e vitit.

Por, 2018 do jetë dhe viti më i keq i Ariana Grandes: tre ngjarje shumë të dhimbshme dhe tragjike i kanë ndodhur këngëtares kaq të dashur nga publiku.

Sulmi terrorist në Manchester në koncertin e saj la 22 viktima. Ky ishte një ngjarje të cilën Ariana e përjetoi shumë dhe iu desh kohë të merrte veten. Madje ajo krijoi dhe  një kompozim dedikuar viktimave të koncertit të saj.

Më pas ajo u nda nga i dashuri Mac Miller, i cili edhe humbi jetën nga mbidoza vetëm para disa muajsh, nga mbidoza. Aq shumë ndikoi kjo ngjarje në emocionet e saj, sa mori një tjetër vendim të vështirë: ndarjen nga i fejuari.

Pasi u nda nga Mac Miller, Ariana Grande u fejua me Pete Davidson, komedianin e njohur. Kur dukej që gjërat po shkonin shumë mirë, ish-i dashuri i saj Mac Miller ndërroi jetë dhe Ariana nuk mundi më të vazhdonte fejesën me Pete dhe vendosi të ndahej.

Ky ka qenë një vit shumë i vështirë për Arianën dhe duket qartë edhe në pemën e dekoruar , e cila është me kokë poshtë. Vëllai i saj, Frankie publikoi një foto të pemës së Krishtlindjeve me kokë poshtë, duke treguar kreativitetin e këngëtares ku "sfidon" ligjin e gravitetit, dhe shpreh ndjenjat e këngëtares.

Të fundit