Flash News

KRYESORE

Viti i ri shkollor në kushte pandemie, paralajmëron Hoti: Rritje të infektuarve nga shtatori; në RMV protestohet kundër mësimin on-line

Ndërsa pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar një rritje të të infektuarve me COVID-19 nga muaji shtator.

Sipas Hotit, Kosova ka shënuar rënie të rasteve, por rritje të fataliteteve. Megjithatë, me rastin e hapjes së shkollave thotë ai, mijëra nxënës, mësues dhe prindër do të jenë në kontakt duke shtuar rrezikun e infektimit.

 “Të dashur qytetarë,

Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.

Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit.

Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat”, shkruan Hoti.

Ndërkohë që Kosova, sikurse Shqipëria, ka marrë vendimin për hapjen e shkollave, Maqedonia e Veriut do ta bëjë atë deri për nxënësit deri në klasat e treta.

Qeveria e RMV-së, në planin e saj për rifillimin e vitit të ri shkollor, ka parashikuar rikthimin e mësimit on-line me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë. Mirëpo, gjimnazistët në shtetin fqinj kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protesta kundër mësimit online.

Të fundit