Flash News

KRYESORE

Viti i ri shkollor nis pa zbatimin e rregullave anti-COVID-19 (FOTO)

Viti i ri shkollor nisi sot me rregulla shtesë për shkak të pandemisë COVID-19, të cilat parandalojnë përhapjen e virusit.

Por, nga pamjet që kanë qarkulluar nga dita e parë e shkollës, rregullat e reja nuk janë zbatuar ashtu siç duhet nga prindërit dhe nxënësit.

Pamjet e mëposhte i përkasin shkollës 9-vjeçare "At Zef Pllumi" në kryeqytet. Siç shihet dhe nga fotot distancimi fizik nuk është respektuar aspak nga prindërit dhe nxënësit. Ata shihen shumë pranë njëri-tjetrit të grumbulluar masivisht para derës së shkollës. Kjo vjen dhe për shkak të mosorganizimit të mirë nga ana e autoriteteve.

Sot hapi derën dhe shkolla 9-vjeçare "Jeronim de Rada" në kryeqytet edhe pse kishte rreth 10 mësues me COVID-19. Ministria e Arsimit ende nuk ka dhënë një protokoll sesi do të veprohet kur mësuesit apo nxënësit do të rezultojnë me COVID-19.

Autoritetet e shëndetësisë kanë paralajmëruar se me hapjen e shkollave numri i infektimeve të reja me COVID-19 do të rritet.

Të fundit