Flash News

KRYESORE

Viti i Shqipërisë në shifra (lindjet, vdekjet, martesat, divorcet)

Numri i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 7.403, duke shënuar një rënie prej 9,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 4.716, duke shënuar një rënie prej 5,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.

Gjatë tremujorit të tretë 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 2.687 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë 2019 pasqyron një rënie prej 17,1 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018.

Në tremujorin e tretë 2019, shtesa natyrore e popullsisë shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.223 numrin e vdekjeve, ndërsa i vetmi qark me shtesë natyrore me vlerë negative është ai i Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 53 numrin e lindjeve.

Lindjet

Numri më i madh i lindjeve, për  tremujorin e tretë 2019  regjistrohet  në  qarkun e Tiranës, me 2.410 lindje, të cilat shënojnë rënie me 11,3 % në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Numri më i ulët i  lindjeve, për tremujorin e tretë 2019  regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 115 lindje, duke patur një rënie prej 18,4 % në krahasim me tremujorin e tretë 2018.

Dhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e tretë 2019, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Rëniet më të mëdha të lindjeve në përqindje, gjatë kësaj periudhe e shënojnë: qarqet Gjirokastër me 18,4 % dhe Elbasan me 14,9 %.

Qarqet, të cilat kanë pësuar rritje të numrit të lindjeve janë Kukësi me 1,1 % dhe Vlora me 0,5 %.

Vdekjet

Gjatë  tremujorit të tretë 2019, numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet nëqarkun e Kukësit, me 113 vdekje, me një rënie prej 0,9 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018.

Njëmbëdhjetë  nga dymbëdhjetë  qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të vdekjeve, në tremujorin e tretë 2019, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Durrësit me 18,8 % dhe i Gjirokastrës me 9,7 %.

Qarku, i cili ka pësuar rritje në përqindje të numrit të vdekjeve është ai i Beratit, me 2,9 %.

Numri i martesave dhe divorceve për tremujorin e tretë 2019

 

Martesat dhe divorcet, 2014-2018
Marriages and divorces, 2014 - 2018
Vitet Martesa gjithsej *Divorce gjithsej Divorce për 100 martesa
Years Total marriages *Total divorces Divorces per 100 marriages
2014 23,769 4,240 17.8
2015 24,997 3,761 15.0
2016 22,562 4,345 19.3
2017 22,641 4,508 19.9
2018 23,104 4,846 21.0
* Burimi: Ministra e Drejtësisë
*Source: Ministery of Justice

Të fundit