Flash News

KRYESORE

Viti i Skënderbeut, 'Carta Nautico Uno' nga Roma në Tiranë

Viti i Skënderbeut, 'Carta Nautico Uno' nga Roma në

Foto: Google (nuk eshte pamje e hartes ne fjale)

Ekspozohet në Sallonin e Kryeministrisë Harta Detare Një, e njohur ndryshe si Carta Nautica Uno, një artefakt i rrallë historik, i realizuar në vitin 1455, nga kartografi gjenovez Bartolomeo Pareto. Në mbyllje të vitit jubilar mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe në prag të festave të nëntorit,  Harta vjen për shqiptarët nga Biblioteka Kombëtare Qendrore e Romës në Itali, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryeministrisë.

Harta mbart një rëndësi të veçantë historike sepse vizualizon elemente dekorative dhe shenjon vende me interes të posaçëm; rrëfen një bashkëkohësi ngjarjesh historike, në mënyrë të veçantë trysninë osmane në Europë, e posaçërisht në gadishullin e Ballkanit. Veçmas aty, në hapësirën e Arbërit, shquhet një toponim i pazakontë “Scandrebeco”. Ky toponim i ngulët në qendër të hartës, përfaqëson jo vetëm një zbulim të mirëfilltë në rrafsh albanologjik por edhe një kontribut të paçmuar në zdritjen e personalitetit real të heroit arbëror Gjergj Kastriotit.

Carta Nautica Uno do të ekspozohet për publikun deri më 15 dhjetor 2018.

Të fundit