Flash News

KRYESORE

Viti i Skënderbeut/ Meta dhe Kitaroviç vizitojnë arbanasit e Zarës në Kroaci

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci, ku do të takohet me shqiptarët që jetojnë në këtë shtet prej qindra vitesh. Vizita e Metës zhvillohet në kuadër të viti të Skënderbeut.

I shoqëruar nga homologia kroate Kolinda Grabar-Kitarović, Meta ka takuar komunitetin arbanas që jeton në Zarë.

“Shumë i lumtur të takohem me Arbanasit në Kishën e “Zonjës së Loretos”, e ngritur prej tyre 300 vite më parë. Një monument i besimit, i traditës dhe përkatësisë së tyre historike e kombëtare, shtëpi dhe familje e të gjitha gjeneratave Arbanase”, shprehet Meta.

Në një reagim të dytë, Meta thotë: Vizitë historike në Arbanas të Zarës së bashku me Presidenten Kitarović. Tregues i qartë i miqësisë dhe lidhjeve të thella historike, kulturore, politike dhe ekonomike që bashkojnë dy vendet e dy popujt tanë.

Të fundit