Flash News

KRYESORE

"Viti më i mirë i karrierës dhe më i keqi i jetës", ndjesitë e Ariana Grandes pasi u shpall gruaja e vitit

"Viti më i mirë i karrierës dhe më i keqi i

Ariana Grande është shpallur gruaja e vitit nga Billboard Awards. Dje u mbajt ceremonia e eventit për të dhënë çmimet dhe në një fjalim emocionues dhe shumë prekës, Ariana tregoi për vitin e saj që ishte më i miri për karrierë dhe më i keqi në jetë.

Ariana fillimisht u përballë me ngjarjen e rëndë në Manchester, ku në koncertin e saj u bë një sulm terrorist që la 22 të vdekur dhe shumë të plagosur. Më pas ish-i dashuri i sa, Mac Miller, ndërroi jetë dhe pas kësaj, Ariana u nda nga i fejuari i saj Pete.

Shumë gjëra në një vit, shumë humbje dhe tepër forcë. Ajo mbajti një fjalim që ka prekur këdo:

“Kjo është vërtetë speciale. Dua të them që më duket interesante se si ky ka qenë një ndër vitet më të mira të karrierës sime dhe më i keqi në jetë. Nuk po e them këtë për simpatinë tuaj, por thjesht sepse ndihem sikur ka shumë njerëz që shohin dikë në pozicionin tim tani, pra si gruaja e vitit, një artiste që është në majat e saj dhe të duan ta arrijnë dhe të mendojnë: 'Ajo i ka gjërat në vijë, ka gjithçka në rregull'. I kam, por sa i takon jetës sime personale, realisht nuk e kam idenë se çfarë dreqin po bëj. Prandaj është shumë kontradiktore. Dhe dua thjesht të them që nëse je dikush aty jashtë që nuk e ka idenë se çfarë do i sjellë kapitulli i radhës, nuk je vetëm. Po shpresoj të mësoj të jap pak nga dashuria dhe falja që i kam dhënë pa menduar dhe lehtazi djemve në të shkuarën, t’ja jap vetes. Kam gjithçka që kam ëndërruar dhe së fundmi kam kuptuar që janë gjërat dhe njerëzit që gjithnjë kam pasur që më bëjnë të lumtur."

 

Të fundit