Flash News

KRYESORE

Vizat/ Ministria e Brendshme mbrohet me raportin e Eurostat: Nuk mund të dënohet një popull i tërë

Vizat/ Ministria e Brendshme mbrohet me raportin e Eurostat: Nuk mund të

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve të mos shqetësohen pas kërkesës zyrtare të Holandës për rikthimin e vizave, që i është dërguar KE-së. Zv/ministri i Brendshëm, Besford Lamallari shprehet se zyrtarët të lartë holandez kanë shprehur qëndrime pozitive për punën e qeverisë, pavarësisht se nuk përmend ndonjë emër.

Lamellari shpërfill edhe statistikat e qeverisë holandeze, duke u mbrojtur me raportin e Eurostat, që thekson se shqiptarët përbëjnë vetem 0.19 të kriminalitetit dhe se “kjo nuk përbën arsye që të dënojë një popull të tërë”.

“Mund të them se nga Holanda ka zyrtarë të cilët kanë mbajtur një qëndrim pozitiv ndaj Shqipërisë. Kritikat që vijnë duhen parë edhe nga fakti se në Holandë ka parti politike të djathta dhe me pikëpamje ekstremiste. Ambasada holandeze gjithashtu ka dhënë mbështetje për qeverinë shqiptare.

Zyrtarë të lartë holandezë kanë thënë se Shqipëria kë bërë punë tepër të mirë për të ndaluar emigrimin e paligjshëm. Ministri i Brendshëm holandez pati theksuar se kishte rënie të personave të dyshuar të përfshirë në kriminalitet. Raportet e Eurostat për kriminalitetin shqiptar në Europë nuk është shqetësues. Shqiptarët zënë vetëm 0.19 për qind të të dyshuarve në Holandë dhe më pak të dënuar. Kjo nuk përbën arsye që të dënojë një popull të tërë. Kriminaliteti përdoret politikisht në vendin tonë për të kritikuar qeverinë. Nuk ka arsye për shqetësim, shqiptarët lëvizin lirshëm brenda rregullave.  Ai që vendos është Komisioni Europian, që vendos në fund dhe nga KE nuk ka vendim. Komisioni Europian ka dhënë shenja pozitive për vendin, ka një raport pozitiv për Shqipërinë”, deklaron Lamallari.

Pak ditë më parë, deputeti i Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), Jeroen van Ëijngaarden në një prononcim për Politiko.al, deklaroi  se vendimi nuk aspak racist.

“Sepse ne e kemi vënë re se, ka një problem në Holandë me kriminelët shqiptarë. Liberalizimi i vizave nuk është diçka që iu është dhënë shqiptarëve pa kushte. U është dhënë përkohësisht dhe me kushte të forta. Ne duam të japim një paralajmërim të fortë me këtë pezullim”, theksoi ai.

Të fundit