Flash News

KRYESORE

Vizat/ Rudina Hajdari thërret ambasadoren holandeze: Qeveria i zgjidh ankesat tuaja

Vizat/ Rudina Hajdari thërret ambasadoren holandeze: Qeveria i zgjidh

Rudina Hajdari, kryetarja e Komisionit të Integrimit, ka dhënë detaje rreth kërkesës që i ka drejtuar ambasadores holandeze ne Tirane, Guusje Korthals Altes për të dhënë llogari për vendimin e vendit të saj për heqjen e vizave.

Deputetja Hajdari mendon se ankesat e autoriteteve holandeze mund të zgjidhej nga qeveria. “Unë mendoj se ankesat e tyre janë të zgjidhshme, por fillimisht duhet mbajtur një takim për të sqaruar pse qeveria holandeze ka vendosur pikërisht në këtë moment të bëjë këtë kërkesë, cilat janë ankesat specifike të tyre, cilat janë shkaqet dhe çfarë mund të bëjë Shqipëria më shumë për të zgjidhur këtë çështje”, deklaron Hajdari në emisionin Argument në Scan TV.

Holanda i kërkoi zyrtarisht Komisionit Europian rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë, ndërsa ministri i Jashtëm, Stef Blok paralajmëroi veto për negociatat.

Të fundit