Flash News

KRYESORE

Vizat/ Soreca apel qeverisë shqiptare dhe holandeze: Të intensifikohet bashkëpunimi për krimin dhe emigrimin ilegal

Vizat/ Soreca apel qeverisë shqiptare dhe holandeze: Të intensifikohet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka komentuar vendimin e djeshëm të parlamentit holandez, i cili miratoi me shumicë votash rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Në një prononcim për mediat, Soreca tha se lëvizja pa viza vijon normalisht, pasi pritet një raport nga qeveria holandeze që do të saktësojë me detaje shkaqet e këtij vendimi.

“KE ka identifikuar masat që duhet të marrë Shqipëria si emigracioni i parregullt dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Ne kemi një rregullore, raporti i radhës do publikohet në dhjetor të 2019. Pra në atë moment bëhet vlerësimi nëse Shqipëria i ka marrë ato masa të përcaktuara në raportin e një viti më parë.

Tani për tani KE do bëjë vlerësimin e vet, kur qeveria holandeze të sjellë raportin e saj. Është shumë e rëndësishme që vetë qeveria holandeze në debatin që patën në parlament nuk është shprehur që ka lidhje të qartë ndërmjet udhëtimit pa viza dhe krimit të organizuar. Kështu do nevojiten të dhëna që të arrihet kjo lidhje e cila nuk është vërtetuar ende.

Pra, asgjë nuk ka ndryshuar, kjo ka qenë e qartë edhe në njoftimit nga ambasada holandeze në Shqipëri në rrjetet sociale, vazhdon udhëtimi pa viza.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare dhe holandeze të vazhdojnë bashkëpunimin, ta intensifikojnë bashkëpunimin në fushat si emigracioni i parregullt dhe lufta ndaj krimit të organizuar.

Udhëtimi pa viza është arritje fantastike për Shqipërinë, që do të thotë se ka patur progres që prej 2010. Kam qenë në krye të këtij procesi për Shqipërinë që prej 2010, për liberalizimin e vizave. Jam i bindur se autoritete shqiptare do marrin masat që të ruhet kjo arritje”, tha ambasadori i BE.

Të fundit