Flash News

KRYESORE

Vizat/ Thirri ambasadoren e Holandës për sqarim, anëtari i Kryesisë sqaron Hajdarin: Kush t'i thotë këto moj Rudinë?

Vizat/ Thirri ambasadoren e Holandës për sqarim, anëtari i

Dje, deputetja Rudina Hajdari, nën cilësinë e kryetares së Komisionit të Integrimit njoftoi se do të thërrasë ambasadoren e Holandës në vendin tonë për të dhënë shpjegime, lidhur me kërkesën e dërguar KE-së për heqjen e vizave me Shqipërinë.

Kjo kërkesë e Hajdarit ngjalli shumë reagime. Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku i është përgjigjur deputetes, duke i sqaruar se kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit nuk mund të thërrasë as në sqarim, as në interpelancë, as në seancë pyetjesh, ambasadorin e një shteti të huaj të akredituar në Shqipëri dhe se ai nuk i përgjigjet ligjeve të vendit pritës, por vetëm të vendit të vet, sipas Konventës së Vjenës.

“Rudina qe kerkon te hetoje ambasadoren e Holandës...

Kush ti thote keto moj Rudine. Ku i ke lexuar? A ka njeri te te thote se Kryetarja e Komisionit Parlamentar te Integrimit...,nuk mund te therrase as ne sqarim,as ne interpelance as ne seance pyetjesh,ambasadorin e nje shteti te huaj te akredituar ne Shqiperi.

A ka dikush te te thote Rudine, se Konventa e Vjenes garanton se ambasadori nuk i përgjigjet ligjeve te vendit prites por vetem ligjeve te vendit te vet.

Nese se bashku me Taulantin doni te procedoni,pyesni apo kerkoni hesap ambasadores te Holandës duhet ti drejtoheni Gentit (demek ministrit)e ky i fundit ti drejtohet me kërkese zyrtare ministrisë se jashtme te qeverise se Holandës qe kjo e fundit te lejoje apo autorizoje te thirret ne hetim nga Parlamenti Shqiptar ambasadorja e Holandës ne Tirane. Pa shprese se Rudina,do te me kuptoje...sidoqoftë”, sqaron Çollaku.

Ndërkohë, po dje Komisioni Europian ka nisur evaluiimin e kërkesës së qeverisë holandeze për pezullimin e vizave për Shqipërinë.

Të fundit