Flash News

KRYESORE

Vizë në SHBA? Ambasada amerikane në Tiranë sqaron aplikuesit: Vendimi s’bazohet te garancia financiare

Vizë në SHBA? Ambasada amerikane në Tiranë sqaron

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje të reja sa i takon aplikimit për vizë amerikane.

Bëhet fjalë për vizën turistike dhe sipas një njoftimi të radhës në rrjetet sociale, ambasada sqaron se aplikuesit nuk kanë nevojë për garanci financiare, por vendimi përfundimtar bazohet vetëm te intervista.

“Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Të fundit