All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘Vizion Plus’ vë në dyshim të ardhmen e deputetit brenda PS: Fati i Alket Hysenit është i paqartë

‘Vizion Plus’ vë në dyshim të ardhmen e deputetit
All - Paragraf - 1

Më datë 26 shtator, Politiko.al shtroi pyetjen nëse Alket Hyseni do të ishte deputeti i radhës që do të përjashtohej nga grupi i Partisë Socialiste, dhe kjo për shkak të qëndrimit të tij kundër mënyrës se si po zbatohet vetting-u në drejtësi. Deklaratat e Hysenit janë dalje nga ‘rreshtimi’ i socialistëve, të cilët nuk pranojnë asnjë kritikë për vetting-un ndonëse procesi shpesh herë ka çaluar.

All - Paragraf - 3

Por paqartësitë mbi të ardhmen e Alket Hysenit në PS i ka shtuar edhe ‘Vizion Plus’, një televizion pranë së majtës. Në kronikën e transmetuar më 27 shtator në këtë televizion, përmenden të gjithë deputetët e larguar nga partia që pas ardhjes së Edi Ramës në krye të saj.

“Ende mbetet i paqartë fati i deputetit Alket Hyseni, i cili pak ditë më parë doli hapur kundër linjës zyrtare të Partisë Socialiste lidhur me procesin e vettingut, duke e kundërshtuar fortë procesin dhe në të njëjtën kohë duke marr në mbrojtje dhe gjyqtarët e prokurorët te cilët nuk justifikojnë dot pasurinë. Por Partia Socialiste e ka treguar gjatë viteve të fundit, se pavaresisht numrave në Parlament, kur flitet për dalje nga qëndrimi zyrtar i partisë, nuk ka kursyer “prerjen e kokave” të deputetëve, duke i perjashtuar ata nga radhët e partisë”, raporton ‘Vizion Plus’.

Gjithsesi, nëse Rama ka marrë vendim për përjashtimin e Alket Hysenit nuk do të mund ta zbatojë tani afër, kjo për shkak se dy deputetë të tjerë, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, janë përfshirë në skandalin e kërcënimit të nënkomisarit Emiljano Nuhu, dhe e ardhmja e tyre politike nuk paraqitet e sigurtë.

Të fundit