Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndriçim Kulla
Vazhdimi i fushatës nga ana e mazhorancës megjithëse po sfidon çdo arsye përballë me tërë këto ngjarje politike që po ndodhin, me flamujt kombëtarë në sfond , formalisht të jep përshtypjen e një ideje të gjetur për kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria. Ideja e bashkimit, e vënies së interesit të Shqipërisë mbi interesin e partisë, e po njëlloj edhe interesit personal, është ajo çka i duhet sot rrugës sonë integruese. Por kur shikon më pas, në radhën e parë të asaj shpure që “viziton” mitingjet, të qeshur e të buzëqeshur, figura të tilla si p.sh. ish-ministria Nikolla, e cila u bë “fërtele”, moralisht, politikisht, e madje dhe njerëzisht e kulturalisht, nga ana e asaj proteste madhështore të studentëve, vetëm pak muaj më parë, kupton se në vend të gjetjes kemi të bëjmë me një maskim të madh propagandistik të gjendjes, nën deçiturën e një filmi tragjiko-komik me titull “Sikur s’ka ndodhur asgjë”.
Po të risjellësh në mëndje imazhet e fushatës elektorale të para dy viteve, që vijuan takimin Rama-Basha, edhe ato të organizuara me sfondin e ngjyrave kuq-e-zi e të unitetit në emër të kombit, arrin në përfundimin se kemi të bëjmë me një fotokopje të së njejtës skemë, e cila ashtu siç po del nga publikimet e Bild, po hap “petët e atij lakrori aq të shijshëm vjedhjesh elektorale. Këtë herë, shtrohet natyrshëm pyetja, a kemi vallë nevojë për këtë imazh Shqipërie dyfytyrëshe që po na ofron mazhoranca? Ende pa përfunduar protesta maratonë disa mujore në emër të vjedhjes emblematike prej miliona eurosh për km të projektit të rrugës së Astirit, dhe ende pa u ndëshkuar askush për këtë skandal, si dhuratë zhvillimi bashkia përkatëse propozon një tjetër PPP rruge qindra milionëshe, për të vënë një tjetër kasafortë sigurie për një tjetër vjedhje elektorale.
Atëherë, Milot-Balldren, një kumt premtimor i fushatës së sapo nisur elektorale s’është gjë tjetër veçse seria e dytë e filmit të mësipërm ‘Sikur s’ka ndodhur asgjë”. Seria e tretë, si në të gjitha prodhimet hollivudiane, është paralajmëruar në “mënyrë të bujshme” që më parë nga një “ligj special” për teatrin, dhe pritet të zyrtarizohet gjatë kohës së fushatës me një V.K.M të posaçme, në një kohë kur beteja gati një vit e gjysmë për mos-prishjen e teatrit, është nga më të sensibilizuarat për qytetarët e Tiranës, që rrallë herë janë shfaqur kaq të bashkuar se sa për këtë çështje. Arroganca e oligarkëve duket se e ka shuar frymën reformiste të mandatit të parë, që solli aq shumë rezultat elektoral, dhe tani ajo ia ka zënë mazhorancës sytë e vizionit, duke e bërë të vërtitet si një fugë rreth serialit të parë të qeverisjes së saj mes skandaleve të PPP që vjedhin qindra milionë euro dhe s’pyesin qoftë edhe një grimë për vullnetin dhe revoltën e qytetarëve. Atëherë s’ka të drejtë ky popull ose një komunitet i prekur nga një problematikë e tille të ndërpresë në mes kontratën e mandatit me çdo lloj qeveritari dhe vizioni që është kundra vullnetit të tij. Jo, të thonë, se s’është në kushtetutë, e për më tepër bëhet precedent për përsëritjen në të ardhmen. Po për cilën kushtetutë bëhet fjalë kur ne s`kemi organin e saj që e ruan dhe e interpreton atë ,Gjykatën Kushtetuese ?
Megjithatë , le ta vendosim në kushtetutë, le ta parandalojmë që më parë me anë të një sistemi të ri rregullash kontrolluese, që gjithkush që të vijë më pas në pushtet të mos arrijë të sillet më kështu, si padroni i gjithçkaje, qoftë në parti, qoftë në qeveri, e qoftë edhe në elektorat, me vjedhje e banda. E për më keq, të ketë vizionin “demokratik” të shkallës më të lartë në serinë e fundit të filmit të vet, me titull “Bëjmë zgjedhje pa opozitën, sikur s’ka ndodhur asgjë”. Është pikërisht një vizion krejt tjetër për të cilin kemi nevojë, një vizion që pas kësaj date, 30 Qershor, të thotë se asgjë s’do të jetë më si më parë. Një vizion për t’i dhënë fundin tranzicionit, me ndryshime të tilla sistemike sa të mos ketë nevojë që të arrihet deri në këto sakrifica dhe kosto të jashtëzakonshme për Shqipërinë, për të dorëhequr një ministër apo kryeministër që e ka “ngrënë tashmë tasin e vet të qumështit të premtimeve zulmëmëdha, si në zgjedhjet e tjera. Sistemi ynë shtet nuk mund të pjellë më vjedhje të tilla shumë vjeçare me anë të PPP, të cilat e vrasin dhe e masakrojnë ekonominë shumë më tepër se çdo gjë tjetër, nuk mund të mos bëjë dot zgjedhje të pavjedhura e veçanërisht pa devijuar artificialisht vullnetin e votuesve, nuk mund të detyrojë më opozitat e ardhshme të dalë nga parlamenti për t’u dëgjuar apo kuptuar në vërtetësinë e problemeve që ajo shtron.
Edhe ky precedent nuk mund të përsëritet dhe duhen gjetur instrumentet ligjorë e kushtetues që ndëshkueshmëria të jetë “një zakon” i përhershëm i administratës shqiptare, nga fillimi deri në kreun e saj, në mënyrë që të flasë vetëm ligji jo rruga. Ky është vizioni për të cilin kemi nevojë, pasi tashmë vizioni i mazhorancës është “asgjë të re nga fronti i reformizmit progresist”, vizion ky që ndoshta i solli fitoren e dikurshme elektorale. Edhe formalisht pema e risive të saj është tharë gjer në rrënjë. Droga dhe krimi kanë bërë punën e vet edhe në rigjenerimin e kreativitetit të rilindjes. Tashmë edhe propaganda s’po pjell më imazh tjetër vecse mitingje bajate dhe kërcënime për dhunë e burgosje, për prishjen e zgjedhjeve.
Por për ç’zgjedhje bëhet fjalë? Për ç'premtime? Për ç’vizion? Mbajini, ua kemi falur, kjo ishte edhe përgjigja popullore sipas sondazheve të para një jave. I takon opozitës të detajojë tani vizionin që tashmë ka shpalosur dhe që populli po e kërkon. E ardhmja e re mbetet në dorën e saj dhe të mënyrës se si do të sillet ndaj këtij momenti, me parimet e një sistemi të ri që me ligj, moral dhe seriozitet të shkruajë: Nga sot, asgjë të mos jetë më si më parë si në flamurin tashmë të shqyer të Rilindjes.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38