Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vizita e Erdoganit në Beograd: një përmbledhje e deklarimeve të dy presidentëve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ai turk Erdogan pas njw takimi kokw kokw kanw mbajtur njw konferencw pwr shtyp. Vucic tha se falë presidentit Erdogan marrëdhëniet politike me Turqinë janë jashtëzakonisht të mira dhe midis dy vendeve ka mirëbesim. Erdogan u shpreh se ra dakord me presidentin Vuçiç që shkëmbimet e mallrave midis dy vendeve të rriten në dy miliard dollarë për një periudhë afatshkurtër, ndërsa për një periudhë afatgjatë kjo shifër të shkojë në pesë miliardë dollarë. Deklaratat e mësipërme të të dy presidentëve shprehin në një farë mënyre qëllimet dhe objektivat e vizitës të të dyja palëve.
Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur menjëherë pas takimit dypalësh, Vuçiç tha se marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë jashtëzakonisht të mira. „Falë investimit të presidentit Erdogan dhe zhvillimeve të fundit në Serbi midis dy vendeve tona ekziston një frymë mirëbesimi, ndaj dhe pikërisht për këtë gjë ndoshta sot po ndërtojmë marrëdhëniet më të mira në historinë bashkëkohore. Kjo do të thotë se po punojmë në interes si të njërit ashtu edhe të popullit tjetër“, theksoi Vuçiç.
Duke riprodhuar fjalët e mbretit Aleksandar Karagjorgjeviç, Vuçiç tha se me Turqinë dëshirojmë të kemi vetëm paqe dhe të ndërtojmë marrëdhëniet më të mira. Më tej ai shprehu kënaqësinë e tij lidhur me vizitën e Erdoganit dhe shprehu dëshirën që presidenti turk ta vizitojë më shpesh Serbinë. Kujtojmë këtu se Erdogan e vizitoi Turqinë para dy vjetësh, ndërkohë që Vuçiç ka qenë dy herë në Turqi përgjatë këtij harku kohor.
„Çdo ardhje e Erdoganit shënon një zhvillim të ri të marrëdhënieve, rrit në mënyrë të ndjeshme shkëmbimet tregtare, ato kulturore, çka shoqërohet me rritjen e numrit të turistëve dhe në mënyrë të pakrahasueshme një bashkëpunim të mirë“, vuri në dukje Vuçiç.
Më tej, duke folur për bashkëpunimin ekonomik midis të dy vendeve presidenti serb theksoi se përparimi është i dukshëm. „Kur biseduam herën e fundit shkëmbimet tregtare [midis Serbisë e Turqisë] ishin rreth 800 milion euro, ndaj thamë që objektivi ynë ishte të rriteshin në një miliard. Në fund të vitit 2018 këto shkëmbime u rritën në 1 miliard e 200 milion euro. Ndërkohë që tetë muajt e parë të këtij viti shkëmbimet u rritën 13 përqind më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Kjo gjë dëshmon për rritjen e jashtëzakonshme të këtyre marrëdhënieve“, theksoi Vuçiç, duke specifikuar se për Serbinë vihet një rritje si e importeve ashtu edhe e eksporteve. „Krahasuar me para dhjetë vjetësh eksportet janë rritur shtatë herë. Kjo flet se çfarë kemi bërë. Sigurisht që edhe importet janë rritur disa herë dhe sot shkojnë përtej 750 milion eurove“, shtoi Vuçiç.
Vuçiç iu përcolli urimet e falenderimet e veta investitorëve turq që vendosën të vijnë e të investojnë në Serbi. „Gjashtë fabrika të reja janë hapur, ndërkohë që e shtata është duke u hapur [...]. Fabrikat janë hapur në vende që kemi një numër të madh të papunësh, njerëzish të varfër, pa folur këtu për mjediset e pa urbanizuara të Kragujevacit dhe Leskovacit, çka ka ndihmuar shumë në zhvillimin e këtyre vendeve“, tha Vuçiç.
Më tej presidenti serb tha: „Dëshiroj t’ju them se sot për herë të parë fola gjer’ e gjatë me Erdoganin për mbrojtjen, ndaj dhe pres një përparim të madh edhe në fushën e mbrojtjes. Shprehëm interes për blerjen e armatimeve të caktuara, gjithashtu shprehëm dëshirën tonë edhe për teknologji, si dhe krijimin e ndërmarrjeve të industrisë së mbrojtjes. Kjo gjë i shërben edhe ekonomisë dhe rrit në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet“, tha Vuçiç.
Më tej presidenti serb e vuri theksin në rëndësinë e veçantë që ka ditën e dytë të vizitës takimi tripalësh me përfaqësuesin e presidencës së Bosnjes e Hercegovinës, duke qenë se ky takim ka për të pasur një ndikim shumë të madh veçanërisht në çastet kur gjithçka, sipas tij, është nën një trusni të madhe dhe kur mjafton një shkëndijë për të shkaktuar probleme të mëdha në rajon. „Për ne ka një rëndësi të jashtëzakonshme të flasim me Turqinë për BeH. Ka propozime që vitin e ardhshëm të organizojmë edhe një takim katërpalësh, duke përfshirë edhe Federatën Ruse. Për mendimin tim kjo është e mundshme dhe mund të realizohet“, u shpreh Vuçiç.
Vuçiç kujtoi se gjatë vizitës së herës së fundit të përbashkët me Erdoganin në Novi Pazar, presidenti turk u prit me ovacione nga banorët e atjeshëm, ndërkohë që atë vetëm serbët e përshëndetën me një duartrokitje. „Në fillim nuk u prita me duartrokitje prej boshnjakëve, por kur fola për atë çka bëjmë së bashku dhe premtova se do të ndërtojmë gjithçka, u duartrokita. Njerëzve nuk iu interesojnë konfliktet, nuk duan që diçka e këtillë të përsëritet më. Duan vetëm të jetojnë në paqe dhe të kenë një të ardhme ndryshe. Ndaj dhe i jam mirënjohës Turqisë dhe presidentit Erdogan“, theksoi Vuçiç. Duke përfunduar Vuçiç shprehu edhe një herë falenderimet e veta lidhur me rëndësinë dhe vëmendjen e veçantë që Turqia i kushton Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e vet presidenti turk vuri në dukje se bisedimet qenë të frytshme, siç edhe duket nga marrëveshjet e nënshkruara midis dy delegacioneve. Ai tha se këto marrëveshje „përforcojnë themelet e marrëdhënieve tona dhe se bashkëpunimi ynë ka mbërritur në nivel të jashtëzakonshëm“. Erdogan vijoi: „U nënshkruan dhjetë marrëveshje të cilat tregojnë se sa i frytshëm ka qenë mbledhja e Këshillit tonë të përbashkët për Bashkëpunim dhe se me çfarë efikasiteti dhe çfarë rezultatesh ka pasur puna e ministrave tanë“. Presidenti turk tha se u përcaktuan objektiva të rinj dhe se përkrah marrëdhënieve dypalëshe u fol edhe për çështjet e problematikat rajonale. Duke përmendur faktin se gjatë vizitës së tij në Serbi do të hapen edhe gjashtë fabrika të reja falë investimeve turke si dhe do të hidhen themelet e një fabrike të re, Erdogan tha: „Njerëzit tanë të biznesit po i shtojnë investimet e tyre në Serbi dhe unë dëshiroj të shoh vazhdimësinë e këtyre veprimtarive“. Ai shtoi se ripërtëritja e marrëveshjes për tregtinë e lirë që hyri në fuqi para pak kohësh është një tjetër hap përpara. Dhe për këtë arsye tok me homologun serb i kanë vënë vetes si objektiv që në periudhën afatshkurtër shkëmbimet tregtare të shkojnë në dy miliard dollarë, ndërsa në atë afatgjatë këto shkëmbime të mbërrijnë në pesë miliardë dollarë. Erdogan vuri në dukje se TIKA, agjencia për bashkëpunim dhe koordinim ka realizuar rreth 257 projekte në Serbi, vlera e të cilave shkon në 30 milion dollarë. Ai shprehu kënaqësinë që pala serbe u shpreh dakord me kërkesën e palës turke për të hapur një konsullatë të përgjithshme në Novi Pazar dhe për këtë gjë i falenderonte. „Në emër të popullit tim dhe qytetarëve të Novi Pazarit dëshiroj t’ju falenderoj dhe shpresoj se hapja e konsullatës së përgjithshme do të jetë diçka me dobi“, theksoi Erdogan.
Duke folur për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të luaj një rol konstruktiv për stabilitetin dhe mirëqenien e vendeve të Ballkanit. „Ne mbështesim integrimin euroatlantik të rajonit dhe përpiqemi t’i ndihmojmë vendet e rajonit që t’i lënë pas problemet ekzistuese, si dhe ta zgjerojnë edhe më dialogun dhe bashkëpunimin“. Në këtë aspekt Turqia sheh edhe rëndësinë e takimit tripalësh mes Serbisë, BeH dhe Turqisë, i cili nuk është mbajtur për një kohë të gjatë. Erdogan vijoi duke thënë se do të vendosë gurin e themelit në autostradën Beograd-Sarajevë dhe se kjo rrugë do të jetë „një urë e re paqeje që do të lidhë zemrën e rajonit. [Kjo rrugë] do të jetë një mesazh i rëndësishëm për mbarë rajonin“, shtoi Erdogan.
Në fjalën e vet para gazetarëve presidenti turk iu referua thënies së Vuçiçit kur citoi fjalët e mbretit Aleksandar të shqiptuara në Turqi para 90 vjetësh: „Armiqësia me Turqinë ka mbaruar dhe se tash e tutje do të punojë vetëm për bashkëpunim“. Erdogan e falenderoi Vuçiçin për fjalët e shprehura dhe dëshirën e shprehur për të punuar në drejtim të paqes e prosperitetit. Ai shprehu kënaqësinë që po e viziton Serbinë pas dy vjetësh dhe kjo gjë ndodh në vitin jubilar të 140 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Duke folur për komentet e bëra në shtypin kroat se është i vetmi që „fërkon duart“ për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, Vuçiç tha se do ta bënte këtë gjë vetëm atëherë kur të arrihet një zgjidhje kompromisi me shqiptarët, e cila, u shpreh ai, duket ende larg. Vuçiç tha se serbët [e Kosovës] kanë marrë legjitimitetin e nevojshëm për procesin negociues dhe se tani pritet formimi i qeverisë së re në Prishtinë me përfaqësuesit e zgjedhur prej shqiptarëve. „Ne do të bisedojmë e negociojmë. Nuk e kemi problem këtë gjë. Dëshirojmë që në të ardhmen të arrijmë marrëveshjen“, citohet të ketë thënë Vuçiç.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve (gjatë konferencës për shtyp u lejuan vetëm dy pyetje: një prej RTS-së dhe tjetra për korrespondetin turk të „Axhansi Anadollit) drejtuar presidentit turk – nëse tani kuptohet më mirë nga ç’kuptohej më parë se nuk mund të ketë zgjidhje të mirë në qoftë se dikush nuk përfiton asgjë – Vuçiç tha se Turqia është sjellë në përputhje me interesat e veta dhe se Serbia nuk do të përfitojë asgjë të mirë. Ndërkohë që nuk është mençuri nga ana jonë të shesim mend dhe i mbajmë predikime Turqisë. „Interesat tona rreth kësaj çështjeje janë të ndryshme, por unë i jam mirënjohës për atë që pranoi se ç’do zgjidhje e mundshme që ne mund të arrijmë me shqiptarët do të jetë e pranueshme për Turqinë, dhe ky është një ndryshim i madh“, përfundoi Vuçiç.
Erdogan e falenderoi Vuçiçin për përgjigjen e dhënë: „Miku im dha përgjigjen më të përshtatshme“, tha Erdogan.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38