Flash News

KRYESORE

Vizita e kryeministrit izraelit në Tiranë, Këshilli i ambasadorëve: Kërkojmë edhe njohjen e Kosovës

Vizita e kryeministrit izraelit në Tiranë, Këshilli i

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret vizitën në Tiranë të Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, pasi sipas tyre, kjo vizitë do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

“Populli shqiptar i ka dëshmuar në kohëra shumë të vështira ndjenjat e tij miqësore ndaj popullit hebre, duke e renditur veten ndër shembujt e rrallë të atyre që morën në sy rrezikun nazist për të mbrojtur hebrenjtë e përndjekur.

Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Izraelit dhe ka mbrojtur vazhdimisht ekzistencën e tij si shtet i pavarur.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh në këtë rast shpresën se kjo vizitë do të ketë si rezultat të rëndësishëm edhe zhbllokimin e njohjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran nga ana e shtetit të Izraelit.

Pavarësia e Kosovës është pjesë e natyrshme e procesit historik të shpërbërjes së ish – Jugosllavisë dhe është kryer jo vetëm në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës, por edhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare siç është provuar edhe nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit do t’i shërbejë fuqishëm forcimit të ndjenjave miqësore të të gjithë shqiptarëve ndaj popullit hebre”, thuhet në deklaratën e Këshillit të ambasadorëve shqiptarë.

Të fundit