Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vizita e Mogherinit dhe Hahn, ish-presidenti: Ne presim që Evropa të denoncojë zullumet e qeverisë
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar vizitën e pritshme në Tiranë të Komisioneres së Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogerini dhe Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn.
Përmes një statusi në Facebook, Nishani ka shkruar se vizita të tilla tregojnë vëmëndjen që kanë instutucionet evropiane ndaj shqiptarëve, por është pesimist së situata mund të ndryshojë me këtë qeveri.
Në vijim të komentit të tij, ish-presidenti shprehet se më e pakta që opinioni publik pret nga Evropa është denoncimi i padrejtësive, pabarazive, pamundësive, mohimeve dhe kufizimeve që dominojnë sot jetesën e familjeve të tyre.
Në fund, Nishani shton se: “Mungesa e të vërtetës shton vec errësirën dhe erresira vetëm sa e fsheh atë që mund të na dëmtoj nesër shumë. Ndaj vizita e zyrtarëve të lartë të Brukselit pritet me shumë shpresë nga opinioni publik në Shqipëri”.
Statusi i plotë:
Media ka njoftuar një vizitë të afërt të Komisioneres së Lartë për Politikën e Jashtëme të BE, Znj. Mogherini dhe Komisionerit për zgjerim Z. Hahn. Vizitat e këtyre përfaqësuesve të lartë përvecse të mirëpritura janë shumë të rëndësishme për ne, pasi së pari demonstrojnë vëmendjen, angazhimin dhe miqësinë e Bashkimit Evropian për Shqipërinë por edhe krijojnë pritshmërinë optimiste për nxitjen e avancimit pozitiv të të gjithë dimensionit politik, social, ekonomik dhe shoqëror në tërësi të vendit tonë. Nuk ka asnjë dyzim apo dyshim dhe duket e tepërt që të diskutohet për përkatësinë, qasjen dhe shpresën evropiane të shqiptarëve.
Dyshimi, dyzimi, çorientimi dhe pesimizmi që po rriten cdo ditë e më shumë brenda opinionit publik shqiptar buron nga realiteti i padrejtësisë, pabarazisë në mundësi, ndalimit të zhvillimit, kufizimit për arsim dhe cilësi jetese në këtë vend. Të gjitha këto bashkë si një përmbledhje tek humbja e besimit. Natyrisht që shqiptarët e kuptojnë fare mirë, se një vizitë e tillë sado e rëndësishme që të jetë, nuk do ta ndryshojë realitetin e hidhur që ata përjetojnë, sepse së pari nuk janë miqtë dhe partnerët e shqiptarëve ata që e kanë krijuar këtë situatë. Sepse edhe zullumi i krijuar nuk fshihet dot me “një të rënë të lapsit”. Por më e pakta që opinioni publik pret nga Evropa është denoncimi i padrejtësive, pabarazive, pamundësive, mohimeve dhe kufizimeve që dominojnë sot jetesën e familjeve të tyre.
Shqiptarët kanë të drejtë tu mundësohet një proçes votimi i lirë e i pa ndikuar si nga shantazhi i forcës së shtetit ashtu dhe kërcënimi i krimit. Ky është minimumi i së drejtës. Shqiptarët kanë të drejtë të kenë një shtet që drejtojet nga ligji dhe jo të influencohet nga krimi. Shqiptarët kanë të drejtë të rimarrin dhe gëzojnë pronën e tyre të ligjëshme e sekuestruar dhe mohuar për gati 70-vjet nga rregjimi stalinist më i egër në të gjithë Evropën Lindore.
Shumë e rëndësishem është lufta ndaj korrupsionit të pronave në bregdet, por ajo mbetet retorikë kur tani edhe me ligj prona as nuk kthehet dhe madje më keq, rikonfiskohet për interesa të oligarkëve të lidhur me politikën. Shqiptarët kanë të drejtë të gëzojnë shance të barabarta tek mundësitë që ofrojnë resurset ekonomike të këtij vendi. Ne, të gjithë e dimë se ky vend i bekuar është plot me burime ujore, është i vetmi vend i rajonit me burime mineralesh dhe nafte, është një vend që të gjithë hapsirën perëndimore e ka bregdet, është një vend që 300 ditë të vitit i ka me diell, etj. etj. etj. Por të ardhurat e cdo qytetari janë jo thjesht më të ultat në Evropë, por disa herë më të ulta. Të vetmit që gëzojnë në luks, janë autoritetet tenderuese apo koncensionuese të buxhetit publik.
Një popull dhe shoqëri që mbetet në varfëri ekonomike dhe kufizim dijesh e kulture kthehet në masë amorfe dhe e shtypur. Kjo është eksperience aq e vjetër sa dhe bota vetë. Por sot jemi në shekullin e implantit kibernetik dhe inteligjencës artificiale dhe nuk mund të pranohet kufizimi e qënieve humane nga arsimimi normal dhe shërbimi medikal bazik. Shqiptarët kanë të drejtë ti gëzojnë këto, apo jo ? Kur nuk i cekin dot këto dimensione mëse normale shoqërore, trishtohen. Kur nuk shohin përgjegjësi reflektuese brenda vendit humbasin dhe besimin. Kur presin të degjojnë miqtë evropiane, shpresojnë të gjenerohen forca detyruese për garantimin e të drejtave të tyre.
Vizita e pritshme e miqve evropian është një shprese e shqiptarëve për të dëgjuar adresimin e padrejtësive që ju bëhen atyre. Zëri zyrtar qeveritar është padyshim legal dhe në hisen e vet. Por larg, shumë larg të vërtetës së përditshme qytetare. Kur opinioni publik mëson nga media se edhe ajo që quhet “shoqëri civile”, që financohet nga Evropa, shkruan në emër te tyre për Evropën, ulet në emër të pavarësisë dhe paanshmërisë me Evropën, përbëhet nga familjarë të qeveritarëve atëhere i shtohet më shumë nevoja për të dëgjuar të vërtetën ndryshe. Zëri qeveritar nga burri dhe zëri i shoqërisë civile nga gruaja, natyrisht që dublohet në tonalitetin e vokalit agjitativ, por kalon thjesht si fishkëllimë acaruese në virtualitetin e timbrit reaktiv të opinionit.
Para pak kohësh një ekip fakt-mbledhës me ambasadorë të nderuar nga vendet anëtare të BE vizitoj Shqipërinë.
Vizita e këtij grupi ambasadorësh kishte organizuar, njoftuar dhe konfirmuar përvec se takimeve me qeverinë edhe një takim me zëra të pavarur. Individë larg qeverisë. Fatkeqsisht një ditë përpara atij takimi, u njoftua anullimi i tij. Nuk di të them se ambasadorët e nderuar humbën pak apo shumë nga mundësia për të dëgjuar dicka ndryshe nga ajo që zëri qeveritar u kishte treguar për shqiptarët. Ajo që u humb me siguri, ishte një mundësi shtesë për të njohur të vërtetën e plotë.
Në fund të fundit, e vërteta, e vërteta dhe vetëm e vërteta bën transparencën dhe sjell rrezen e dritës tek shikimi. Mungesa e të vërtetës shton vec errësirën dhe erresira vetëm sa e fsheh atë që mund të na dëmtoj nesër shumë. Ndaj vizita e zyrtarëve të lartë të Brukselit pritet me shumë shpresë nga opinioni publik në Shqipëri. Me shpresën se të vërtetat e hidhura të jetës së përditëshme të tyre nuk pranohen nga ata që kanë ndërtuar një realitet ndryshe dhe njerëzor për qytetarët e tyre. Me shpresën, se fuqia e këtyre vendeve dhe shoqërive, gjeneruar nga liria dhe e drejta, më së paku ka forcën të mbajë gjallë besimin tek ata që ende përpiqen për të njëjtat parime dhe realitete që mysafirët përfaqësojnë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38