Flash News

KRYESORE

Vizita e Palmer në Shqipëri, kush ishin gazetarët që morën pjesë në takim

Vizita e Palmer në Shqipëri, kush ishin gazetarët që

Zv. Ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan, Mathew Palmer, sot në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, pati një takim me gazetarët, ku ka përcjellë disa mesazhe për politikën shqiptare.

Burime për Politiko.al bëjnë me dije se ndër gazetarët që kanë qenë prezent në këtë takim janë Marsela Karapanço (A2), Muhamet Veliu (Top Channel), Nertila Dosti(Ora news), fotoreporteri Antonio Çakshiri (Report Tv), Joel Cela (Klan TV), Thimi Samarxhiu (Vizion Plus), Aurora Golemi (News 24) të cilët janë gazetarë të terrenit.

Mathew Palmer takoi gjithashtu edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Zyrtari amerikan nuk e ka kundërshtuar agjendën opozitare, por ka vlerësuar si të tepërt dhe të dëmshëm, në këndvështrimin e tij dhe të Washington-it , daljen nga Parlamenti.

Të fundit