Flash News

KRYESORE

Vizita e parë jashtë vendi, ministri Cakaj: Faktori shqiptar rol kyç në progresin e Maqedonisë së Veriut

Vizita e parë jashtë vendi, ministri Cakaj: Faktori shqiptar rol

Ministri i Jashtëm më kompetenca të deleguara, Gent Cakaj po kryen një vizitë disa ditore në Maqedoni, ku është takuar me përfaqësuesit e partive shqiptare.

Në një postim në ‘Twitter’, Cakaj thekson se zhvilloi biseda vëllazërorë me Ali Ahmetin (BDI), Menduh Thaçin (PDSH), Bilall Kasamin (Lëvizja Besa).

“Progresi i fqinjëve tanë i detyrohet shumë orientimit euro-atlantik të faktorit shqiptar. Në bisedat vëllazërore sot theksova se mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve & kontributi i tyre shtet-formues mbeten faktorë qendrorë në marrëdhënien tonë me Maqedoninë e Veriut”, theksoj Cakaj.

Të fundit