Flash News

KRYESORE

Vizita e parë zyrtare si kryeministër jashtë Kosovës, Albin Kurti zgjedh Tiranën

Vizita e parë zyrtare si kryeministër jashtë Kosovës, Albin

Albin Kurti do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare si kryeministër jashtë Kosovës. Ai ka zgjedhur që këtë vizitë ta zhvillojë në Shqipëri, më 11 shkurt. Raportohet që Kurti në Tiranë të zhvillojë takime me përfaqësuesit e lartë të institucioneve shtetërore.

Lajmi mbi vizitën në Shqipëri u bë pas takimit që Albin Kurti zhvilloi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

“Kryeministri Albin Kurti, tha se Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Republikës së Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë”, thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se marrëdhëninet mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës së fundmi kanë qenë të tensionuara, sidomos lidhur me dy çështje, atë të korrigjimit të kufijve dhe mini-Shengenit ballkanik.

Të fundit