Flash News

KRYESORE

Vizita e Patriarkut të Moskës “blindon” Tiranën, snajpera në majë të Kishës Ortodokse

Pak minuta më parë ka shkelur për herë të parë në tokën shqiptare Patriarku i Moskës, Kirill.

Sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe përmes një ceremonie zyrtare është pritur nga Kryepeshkopi Anastas.

Vizita e tij është shoqëruar edhe me masa të rrepta sigurie, ashtu siç ishte paralajmëruar dhe siç duket edhe në këto foto që sjell politiko.al.

Siç shihet, rruga para katedrales së kishës ortodokse është “blinduar” me forca të shumta policie, të cilët përmes shiritave të kuq kanë vënë një perimetër sigurie. Gjithashtu, situata monitorohet edhe nga maja e kishës përmes forcave të stërvitura speciale që ngjajnë me snajperistë.

Pavarësisht entuziastit për vizitën e parë të Patriarkut rus, kjo situatë ka sjellë edhe një situatë kaotike këtë mesditë të shtune në rrugët kryesore në Tiranë.

Vizita e Kirill në Shqipëria zgjat dy ditë dhe pritet që në orët në vijim të takohet me personalitete të larta shqiptare.

Të fundit