Flash News

KRYESORE

Vizita e Ramës në familjen’ e këputur’ nga varfëria, avokati aktivist sfidon kryeministrin: Mjeshtër, realiteti nuk është 3D, po këtë e bën dot?

Ka nisur reagimet e para pas publikimit të një video nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili viziton një familje në Shijak, e ‘këputur’ nga varfëria.

Aktivisti i shoqërisë civile, Adriatik Lapaj e cilëson vizitën e tij në banesën e shkatërruar si një propagandë e radhës nga kreu i qeverisë, ndërsa i kujton se realiteti shqiptar nuk është 3D, siç publikon vazhdimisht në profilin e tij.

Sipas avokatit, pjesë e shoqërisë civile, ky problem nuk zgjidhet duke u sjellë si shoqatë apo shoqëri civile, kjo situatë do ndershmëri, sakrificë, punë sepse si kjo familje janë edhe 200 mijë të tjera në Shqipëri.

“Kryeministri ka shkuar te një familje e varfër dhe është çuditur nga varfëria...u premtoi që do e ndryshonte atë banesë të rrënuar...

Shumë mirë...ja pra mjeshtër realiteti nuk është 3D...tani të ftoj ta nisësh duke mos shpenzuar më miliarda për zyra, duke mos paguar më 20 milion euro për 1 km rrugë, duke mos i dhënë më pasuritë publike te oligarkët...se ne jeni popull i shkrehur e shumë i varfër. Familja që shkove ti është 1 nga 200 000 familje në atë gjendje.

Nuk zgjidhet kjo punë duke u sjellë si shoqatë apo shoqëri civile, kjo situatë do ndershmëri, sakrificë, punë. E bën dot? Me propagandë jemi velur”, shkruan aktivisti.

Video e publikuar nga Rama:

sp;

 

Të fundit