Flash News

KRYESORE

Vizita e Ramës në Portin e Durrësit, Berisha: Vetëm një burrë helaqe e bën një gjest të tillë, është projekt i 2013

Vizitën e Ramës sot në Portin e Durrësit me peshkatarët nga Vlora, Saranda, Lezha dhe Shkodra, e ka komentuar ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha shprehet se ky projekt është inauguruar që më datë 14 maj të 2013.  “Vetëm një burrë helaqe (fjala civile për hale) mund te beje një gjest te tillë!”, shprehet Berisha.

Statusi i plotë:

Per burrin helaqe, qe ka si moral mashtrimin!

Te dashur miq, me dt 14 maj te viti 2013 inauguruam pas perfundimit te projektit dhe sigurimit te financimit prej 14 milion euro fillimin e punimeve ne portin e peshkimit te Durresit!

Sot Noriega vizitoi kete port te perfunduar pasi dergoi nga Tirana nje banderole te madhe ku shkruhej per te "Miresevjen e te ruajt i madhi zot o burre qe mbane fjalen"

Vetem nje burre helaqe (fjala civile per hale) mund te beje nje xhest te tille!

Ketu me poshte keni statusin dhe fotot e inaugurimit te punimeve me dt 14 maj 2013 dhe banderolen e burrit helaqe qe rreh gjoksin me mashtrime!

Statusi porti peshkimit 16 maj 2013:

Te dashur miq. Pardje ne Durres inauguruam fillimin e punimeve te Portit te Peshkimt, nje investim prej 14 milion euro dhe me kapacitet ankorimi per 130 anije. Porti do te ndertohet nga kompania e mirenjohur Strabag dhe punimet perfundojne ne gjysmen e dyte te vitit te ardhshem. Porti eshte i domosdoshem per peshkataret e Durresit por edhe per qytetin tone mijeravjeçar. Ai ploteson nje mungese te madhe dhe e barazon Durresin me qytetet e tjera bregdetare mesdhetare.

Ne kete atmosfere gezimi te papermbajtur nga peshkataret une zhvillova me burrat e detit, ne sheshin ku do te ndertohet porti i ri, nje bisede shume te frytshme per planin tone kombetar te peshkimt. Ata me kopetence dhe pergjegjesi te larte ngriten çeshtjet shqetesuese per ta te lidhura me akcizen e naftes, TVSH per materialet qe perdorin, tarifat portuale, probleme te lidhura me rregullat e gjuetise dhe mbrojtjen e popullatave te peshqeve.

Plani yne kombetar per peshkimin do tu japi zgjidhjen me te mire atyre. sb”

Sms i qytetarit dixhital: “Sot paradite tek porti i ri i peshkimit në Durrës bëri një vizite Rama.por dihet që vendimi për atë port ka qenë i joti.dhe ato përsonazhe që ju pritën ju atëher sot i thonin ramës,që të rujt zoti se prej teje e kemi portin.”

 

Të fundit