Flash News

Ditari i Opozitës

Vizita e Ramës në spitalin rajonal të Vlorës, reagon PD: Farsë e radhës, eDrama doli krah për krah me një nga njerëzit më të korruptuar

Vizita e Ramës në spitalin rajonal të Vlorës, reagon PD:

Dega e PD-së në Vlorë, përmes një deklarate për mediat ka reaguar mbi vizitën e kryeministrit Rama në këtë qytet.

Duke e cilësuar vizitën si propagandistike, PD thekson se për këtë qëllim sot “filluan të lahen e fshihen rrugët kryesore, të ujiten lulet, të vendosin kokoret punëtorët e firmës “Fusha” e “Arifi”.

PD ndalet te vizita e kryeministrit në spital rajonal, që sipas tyre Rama qëndroi përkrah njeriut ‘të korruptuar’, referuar drejtueses së spitalit, që sipas PD dikur e largoi dhe e vendosi sërish në punë, duke shkaktuar revoltë në sfatin mjekësor.

Kulmi arriti në spitalin rajonal të Vlorës, Aty ku drejton njeriu që ai e publikoi në rrjetin e vet social si një ndër 100 nëpunësit e korruptuar në Shqipëri!”, theksoi PD.

“Që sot do të vinte eDrama në Vlorë, këtë vlonjatët e mësuan që në orët e para të ditës, kur filluan të lahen e fshihen rrugët kryesore, të ujiten lulet, të vendosin kokoret punëtorët e firmës “Fusha” e “Arifi”, të veshin uniformat punonjësit e shëndetësisë në Vlorë.

Pas gjithë kësaj filloi shfaqja e eDramës, filloi propaganda e tij e radhës në Vlorë.

Kulmi arriti në spitalin rajonal të Vlorës, Aty ku drejton njeriu që ai e publikoi në rrjetin e vet social si një ndër 100 nëpunësit e korruptuar në Shqipëri!

Njeriu, që e hoqi nga puna pikërisht për këtë shkak, por që e riktheu përsëri duke shkaktuar një zemërim e revoltë tek i gjithë stafi i spitalit.

Partia Demokratike e Vlorës denoncon publikisht farsën e radhës, ku sot, eDrama pa pikën e turpit doli përsëri krah me krah me këtë njeri, që vetë ai e publikoi të korruptuar dhe e detyroi të largohet nga drejtimi.

Vetëm ata të dy e dinë arsyen e rikthimit në punë të drejtueses aktuale!”, vijon reagimi i PD.

Të fundit