Flash News

KRYESORE

Vizita e Ramës tek Erdogani, ish-deputeti: Gjatë krizave vrapon në Lindje, çdo ditë e më larg vlerave perëndimore

Vizita e Ramës tek Erdogani, ish-deputeti: Gjatë krizave vrapon

Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Turqisë ku ka takuar Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu e komenton këtë vizitë, me një shënim në rrjetet sociale. Shehu thotw se Kryeministri vrapon drejt Lindjes vetëm gjatë krizave.

Më tej ish-deputeti Shehu akuzon Ramën se e ka futur vendin në një krizë të thellë të demokracisë drejt një despotizmi lindor dhe duke u larguar nga vlerat perëndimor.

 

POSTIMI I SHEHUT

Rama gjatë krizave vrapon në Lindje.

Rama e ka futur Shqipërinë në një krizë të thellë të demokracisë, drejt një despotizmi Lindor, duke u larguar çdo ditë me shpejtësi nga vlerat e mëdha Perëndimore.

Rajoni është në rrezik destabilizimi nga ideja e “shkëmbimit të territoreve”, që bazohet mbi ëndrrën e Serbisë së Madhe dhe që mbështetet nga treshja Vuçiç, Thaçi, Rama, si dhe nga ata Lindore, që duan ta mbajnë atë larg BE për interesa të tyre, diametralisht të kundërta me tonat.

Prandaj shqiptarët rrezikohen që në vend të integrimit, të largohen nga familja jonë europiane, për të ngelur peng të Lindjes.

E kemi provuar dy herë në histori këtë tragjedi, gjatë pushtimit otoman dhe gjatë atij komunist.

Fytyra jonë duhet të jetë e kthyer vetëm drejt Perëndimit, veçanërisht në momente të vështira historike si sot.

E ardhmja jone është veçse aty, hallet dhe problemet nqs duam t’i zgjidhim në përputhje me aspiratat tona të mëdha, duhet t’i diskutojmë vetëm aty.

Ndërmjetësimet e dobishme dhe të besueshme politike për ne mund të vijnë vetëm nga Perëndimi.

Perëndimi qartësisht e ka shprehur këtë vullnet, por që fatkeqësisht deri më sot kjo ka rënë në “veshin e shurdhër” të Ramës.

Të fundit