Flash News

KRYESORE

Vizita e Sandër Lleshajt në spital, fotoja që ngatërroi policen e plagosur me shoqen e saj

Banorët e "Unazës së Re" protestuan sot para Parlamentit, ku në përballje me forcat e policisë janë plagosur disa qytetarë dhe efektivë.

Ina Muka është efektivja e policisë e cila ka humbur një gisht, që në këtë fazë nuk rikuperohet, sipas ortopedëve italianë që po merren me rastin e saj. 

Në një foto të postuar në Facebook në faqen e "Ministrisë së Brendshme", shihet teksa  Zv. ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj takon efektivët e policisë në Spitalin e Traumës.  Efektivja në foto është ngatërruar me Ina Mukën, policen që u plagos sot.

Në rrjetet sociale dhe në disa media online i referoheshin Inës, vajzës që plagosi gishtat dhe humbi gishtin e madh.

Sipas burimeve për Politiko.al, vajza në foto është Luljeta Osmani, një prej efektivëve që u dërguan në spital.

[caption id="attachment_216179" align="alignnone" width="833"] Ina Muka, efektivja që humbi gishtin sot në protestë me banorët e Astirit[/caption]

[caption id="attachment_216265" align="alignnone" width="715"] Luljeta Osmani, efektive e policisë[/caption]

Të fundit